Një debat i ashpër ka lindur mes Dritan Shakohoxhës dhe avokatit Pallaska lidhur me një pyetje hipotetike të bërë nga komentatori. Nëse nesër do të ndërmerrej një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Pallaska ka thënë se ai është për institucionalizimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Shakohoxha ka insistuar për një përgjigje pro ose kundër, por avokati ka refuzuar të përgjigjet duke thënë vetëm se ai është për Kosovën.