Mazhoranca nuk ka pranuar propozimin e PD-së për votim elektronik në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës. Taulant Balla në cilësinë e bashkëkryetari të Komisionit të Reformës thotë se koha është e pamjaftueshme për këtë projekt që kërkon kohë dhe financim të madh.
Kërkesave për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Balla u përgjigjet duke rikujtuar se komisioni i ngritur nuk ka një mandat për këtë çështje, por duhet të fokusohet vetëm te rekomandimet e OSBE/ODIHR. Edhe një korrektim kombëtar i sistemit aktual rajonal, do të kërkonte ndryshime kushtetuese, shpjegon ai.
PD gjithashtu ka propozuar që fushata të zhvillohet vetëm me paratë e shtetit, duke eleminuar donacionet e privatëve. Por Taulant Balla duke cituar eksperiencën e ndërkombëtarëve e hedh poshtë edhe këtë propozim të të djathtëve.