Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amullia me kuotat për Arsimin e Lartë

2016/10/11 at 1:28 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Amullia me kuotat për Arsimin e Lartë

Nga Jorida Tabaku


Qeveria është sot në një konkurencë me veten për thagmat e përditshme me të cilat ushqen publikun duke shkatërruar për fat të keq institucionet dhe mbi të gjitha shoqërinë. Ligji për Arsimin e Lartë vazhdon të zbulojë dita ditës fytyrën e vërtetë të filozofisë për arsimin, që nxënësit më të mirë ose t’i shndërrojë në ‘skllevër’ të Universiteteve Private ose t’i lërë pa shkollë. Por edhe studentët e nivelit Master (MSc apo MP) t’ua dhurojë të njëjtave universitete që janë angazhuar dje tërësisht në këtë pseudoreformë.

Sipas Urdhërit të datës 7.10.2016, Ministria e Arsimit i fton studentët që kanë përfunduar ciklin Bachelor për të kryer aplikimet për studimet Master në Universitete Publike nga datat 7 Tetor deri në 12 Tetor 2016. Mirëpo, data e fundit për studentët për mbrojtjen e temës së tyre të diplomës është data 13 Tetor, pra një ditë pasi ministria ka urdhëruar mbylljen e aplikimeve për Master në Universitetet Publike!

Dhe nuk mbyllet me kaq. Në po tënjëjtën pikë, Ministria e Arsimit ka urdhëruar që aplikimet për Master tek Universitetet Private do të hapen në 11 tetor dhe do të mbyllen në 17 tetor. Pra, të gjithë atyre studentëve që ky Urdhër i Ministrisë së Arsimit u ndalon padrejtësisht dhe njëkohësisht qëllimisht për të hyrë në Universitetin Publik, u lë si alternative të vetme Universitetin Privat.

Siç edhe kuptohet, ky urdhër është një rrugë e stisur qëllimisht në një padije të shtirur për të çuar ujë në mullirin e Universiteteve Private. Natyrisht, që Ministria e Arsimit, pasi studentët të ngrenë zërin, me gjasa do të prodhojë alibinë e një “gabimi” për të cilin askush në fund të ditës nuk do të mbajë përgjegjësi. Megjithëse ky gabim po vazhdon të institucionalizojë një skemë të pastër mashtrimi jo vetëm për të detyruar maturantët më të mire të shkojnë tek Universitetet Private por për t’ju dhënë këtyre të fundit edhe llokmën më të mirë të parave publike.

Dhe më e keqja duket se nuk ka ardhur ende. Nëse ju kujtohet, vitet 2006-2008 kanë qenë një periudhë ku Shqipëria nisi procesin e “Brain Gain” në mënyrë që të arsimuarit jashtë vendit të vinin për të dhënë kontributin për vendin e tyre. Falë Rilindjes dhe vizionarit kryerilindas të rinjtë këto vite kanë vendosur të largohen ndërsa qeveria në heshtje praktikon politikën e “Brain Drain” për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Kryeministri Rama nuk po mjaftohet duke e varfëruar vendin ekonomikisht, duket se interesi i tij është ta varfërojë këtë vend edhe intelektualisht që të mund të qeverisë i vetëm dhe i pa shqetësuar nga kushdo që mendon ndryshe.

Përpara se kjo çmenduri të marrë formë, duhet të reagojmë për t’i treguar vendin një rilindje që e ka shkretuar Shqipërinë dhe kthyer vendin në një tragjedi të përditshme për të cilën përgjegjësi nuk dëshiron të marrë përgjegjësi! Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Etiketa: arsimi i lartematurantpranimeuniversitet


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Kura e “ëmbël” kundër infeksioneve urinare

Kura e “ëmbël” kundër infeksioneve urinare

Foto/Përmbytja e qytetit të Laçit dhe tragjedia e përsëritur

Moti i keq bën kërdinë në Laç e Milot, mbi 100 familje të përmbytura, disa të evakuuar

Kripë e vaj kokosi për duar më të lëmuara

Kripë e vaj kokosi për duar më të lëmuara
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com