Një person ka humbur jetën nga përmbytjet në bashkinë e Laçit, ndërsa dhjetëra banesa janë nën ujë që nga mbrëmja e djeshme. Për stiatën kritike ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha i cili thotë se “Edi Rama rrihte gjoksin për suksese imagjinare, ndërsa qindra familje të Laçit dhe Fushë-Krujës u lanë në mëshirë të fatit”.
Më tej përmes një statusi në facebook Basha shprehet:
“Këto janë investimet e rilindjes: me shiun e parë qytetet përmbyten, shtepitë e bizneset po ashtu. Qytetarët jane braktisur nga kjo qeveri e papërgjegjshme që kujtohet për ta vetëm për t’ju marrë votën.
Fatkeqësisht përmbytjet mbrëmë shkaktuan një tjetër viktimë, ashtu si edhe një vit më parë. Duke shprehur ngushëllimet për familjen e Kol Mengës qe humbi jetën tragjikisht për shkak të përmbytjeve, i bëj thirrje qeverisë të lerë propaganden dhe të marrë në dorë situatën për të ndalur çdo fatkeqësi tjetër dhe për t’ju ardhur ne ndihme banoreve te goditur”.