Një biznesmen indian me banim në Dubai ka blerë në ankand një targë të thjeshtë makine që mban numrin 5 për 33 milionë dërhemë (8 milionë euro), raportoi sot media lokale.
“Më pëlqen të koleksionoj targa të veçanta makinash dhe ndihem krenar që munda të blej targën 5 (Dubai 5)”, u shpreh Balwinder Sahani, cituar nga e përditshmja anglofone Gulf News.
Sipas Khaleej Times, Sahano konfirmoi se edhe nëse ankandi i djeshëm do të prekte shifrën 50 apo 100 milionë do ta kisha blerë gjithsesi.
Pronar i një kompanie ndërkombëtare të pasurive të patundshme, Balwinder Sahani pohoi se kishte blerë targën me numrin 9 vitin e kaluar me një vlerë rreth 25 milionë dërhemë (6 milionë euro).
#Dubai D5 number plate sold to Balwinder Sahani for Dh33 million at car plate auction in #UAE @7DAYSUAE pic.twitter.com/58pNxkL68A
— Shoshana Kedem (@B_shosh) October 8, 2016