Përfaqësuesja e Italisë ka fituar me rezultat 2-3 ndaj Maqedonisë.
Ishte një takim i vështirë për italianët, por në fund një fitore e merituar.
Goli i parë në takim erdhi nga Andrea Belotti në minutën e 24, i asistuar nga Federico Bernardeschi dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e dytë.
Por, në skenë doli Ciro Immobile, i cili me dy gola (75’dhe 90’) i dha fitore Italisë.
Pas kësaj fitore Italia ngjitet në vendin e dytë në Grupin G me shtatë pikë, aq sa Spanja në vendin e parë. Kurse Shqipëria zbret në vendin e tretë me gjashtë pikë, aq sa Izraeli një pozitë më poshtë.