Liridon Latifi dhe Ergys Kaçe nuk do të kenë mundësi të tregojnë talentin e tyre në ndeshjen kundër Spanjës, pasi takimin në fjalë do ta ndjekin nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”.
Vendimi është marrë sot nga trajneri Xhani De Biazi, i cili në njëfarë mënyrë është detyruar të sakrifikojë për këtë sfidë dy lojtarët. Tekniku kishte 25 futbollistë në dispozicion për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, ndërsa më të shumtë në numër në listë ishin mesfushorët.
Ndaj në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit ai vendosi të sakrifikonte Latifin duke mos e futur në protokoll, ku lejohen vetëm 23 emra (3 portierë).
Si tifoz në këtë sfidë ishte edhe Ledian Memushaj, por ky i fundit ishte lënë pushim për të rikuperuar pas një problemi të vogël fizik.