Një i dënuar për përdhunimin e mbesës së tij 14 vjeçare për tri vite rresht, ka vdekur ditën e sotme në Burgun e Fierit.
Ai është Thoma Çala, 46 vjeç i dënuar me burg për ngjarjen që tronditi vendin. Çala dyshohet se ka vdekur nga një çarje e aortës në Burgun e Fierit.
Ai u akuzua dhe u dënua me burg për përdhunimin e mbesës së tij.
Ky akt u zbulua nga i fejuari i vajzës, i cili bëri edhe kallëzimin në Polici. Ngjarja ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.