Ndeshja e të dielës, që do të vendosë përballë kuqezinjve ish-kmpionët e Europës nuk është jashtë vëmendjes edhe nga mediat spanjoll,e që në vazhdimësi e kanë konsideruar ekipin shqiptar si një skuadër jo të lehtë.
“Eurosport” në gjuhën spanjolle parashikon një rezultat të ngushtë, që vjen si pasojë e një përballjeje virtuale Shqipëri-Spanjë. Sipas “Eurosport” rezultati do të jetë 0-1 për Spanjën, duke shtuar se goli do të shënohet nga David Silva, në minutën e 63-të.