Ishministri i Brendshëm, Flamur Noka ka sulmuar ditën e sotme përmes një deklarate për mediat ministrin aktual Saimir Tahiri.
Sipas tij, Tahirit i ka ikur zëri që pas sekuestrimit të 23 tonëve kanabis në Vlorë. Noka thotë se Tahiri del në TV edhe për një mace që kalon rrugën dhe për drogën nuk flet.
DEKLARATA
Ky që del në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit. Zëri i ka ikur që kur u sekuestruan 23 ton kanabis në Vlorë. Sipërfaqe e pesëfishuar me drogë e konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i arrestuar, është bilanci i qartë se s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe ta fshehë e ta tjetërsojë. Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës, dhe vazhdon shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty dhe Ramën tënd.