Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tymosim dhe qeshim

2016/10/07 at 10:44 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrapi rënkon

Nga Edison YPI


U futa në atë luginë për tu dehur me nektarin e bukurisë së fshatrave me shtëpi të gurta rrëzë maleve buzë lumit, me pllajat mahnitëse, lëndinat e blerta, dhe një mijë bukuri të tjera si nëpër ëndërra. Por doli ndryshe. U deha për të dehur, por në një mënyrë tjetër, me një tjetër nektar.

Kalimtarë anës rrugës, muhabetçinj nëpër kafenera, sehirxhinj nëpër veranda, madje edhe bujq nëpër ara, të gjithë të qeshur, të gjithë buzagaz, të gjithë euforikë me një entuziazëm të brendshëm që u shpërthen nëpër fytyra.

Për ta parë nga afër këtë lumturim lokal rural që mungon nëpër qytetet plot me kafepirësa të mrrylët, duke u kthyer me marsh mbrapsht te një kafene që sapo e kalova, shkatërroj një Ford që se nga doli prej një shtegu anësor. Tym, e krisma, e cifla xhami. Shoferin e shpëtoi fati nga vdekja. Kuriozët që mblidhen në të tilla raste, ata që në një vend tjetër në të njëjtat rrethana janë seriozë, këtu janë çuditërisht të qeshur, madje shend e verë, sikur nuk u përplasën dy makina, por dy gota rakie. Mes tyre, i dëmtuari, ai të cilit ja shkatërrova makinën dhe e bëra të shohi vdekjen me sy, gjithashtu qesh. Madje polici që bëri kqyrjen përkatëse, edhe ai buzagaz, thotë se kjo këtu është hiçgjë, në një aksident tjetër ku kishte qënë pak më tutje para një ore, shqyer mes llamarinash mbytur në gjak, kishte parë tre të vdekur.

Në vazhdim të rrugës përgjatë luginës së euforisë së papërmbajtur, shumë më mahnitëse se shtëpizat e gurit, pllajat e gjelbëra, kënga e bilbilit, ura e lashtë mbi lumë, shushurima e përroit, e njëjta mrekulli, të gjithë të qeshur.

Disa fshatarka të reja veshur sipas modës me kanotjera të shkurtëra dhe rripa mbi supa, bëjnë selfie dhe çuçuçu vesh më vesh duke u shkrirë së qeshuri me njëratjetrën.

Një mesogrua me pamje të lumtur duke ecur anës rrugës tund belin sipas muzikës që i vjen nga kufjet në vesh.

Dy banorë, edhe ata të qeshur, që thanë se ishin krushq, më luten t’i marr. Kur i pyes ku duan të shkojnë, thonë emrin e një katundit që e kisha lënë pas. Ore, ejani në vete, u them, keni lajthitur drejtimin. Kërkojnë të falur, falenderojnë, dhe ikin duke qeshur.

Nëpër qëndrat e fshatrave s’ka dasëm, fejesë, synetllëk, aheng. Nuk është as ndonjë e kremte fetare. Megjithatë një qef i dridhshëm pa shkak të dukshëm vërtitet në ajër nëpër ato fshatra.

Pse je në qef, ke pirë raki ? pyes një Rrahman me trastë në dorë që i thërrisnin shkurt Mane. Nuk kam pirë raki, tha Mania, thjesht jam në qef

Në një lokal në mesin e një fshati, dy tavolina, një brenda një jashtë, shtruar me të mirat e dynjasë, mish, sallam, djath, mjaltë, byrek, raki, birrë, dhe shumë-shumë eufori, shumë qef në fytyrat e tyre. Ndal për ta parë nga afër, dhe ndoshta kuptuar arësyen, e gjithë atij qefi. Mendova se qeshnin e bërtisnin për inat të kurvit që i la me dhjetra vjet pa bukë, pa kripë, pa zemër, dhe tani po shfryjnë dufin, po marrin hakun. Jo-jo, s’po marrim hakun e kurvit, thanë, kurvin e kemi harruar, thjesht jemi në qef, thjesht po gëzojmë ditët tona, Ymrin që na ka falur Allahu.

Pasi ha pak byrek mbretëror, i them njërit me çehre tejet optimiste dhe bullçinjtë plot me mish; Ku t’i laj duart që m’i yndyrosi fasulniku ? Shko laji te ajo çesma atje tej, tha mishngrënësi i lumtur, por para se të lash duart, thuaji çesmës; Bismilah, Rrahman e Rrahim. Vajta thashë “Bismilah, Rrahman e Rrahim” me zë të dridhshëm para çesmës, dhe lava duart.

Largohem nga gumëzhitja e qefit dhe qeflinjve misteriozë.

Pak kilometra më tutje në një fshat kristian takoj një të moshuar. Dukej tamam si binjaku i Sharl Aznavurit. Sharli ynë dhe gruaja e tij, me spango dhe gjilpëra të trasha në duar, bënin vargje misrash dhe specash që i varnin në mur për t’i tharë. Çehreden beli, thotë turku, surrati nuk të gënjen. Aznavuri i specave dhe misrave dinte të këndonte. Jo Shqip, as Fërngjisht, por rusisht. Me ta bo lëkurën mish pule. Një këngë zemërcoptuese shpirtcfilitëse me krilla që fluturojnë mbi stepa. I qeshur dhe euforik si të gjithë, Aznavuri arbnor nuk pranon kurrsesi ta pavdekësoj në video. Mbaron këngën me krilla, nis e recitonme zjarr Pushkinin. I lutem një mbese të tij me gërshet hedhur rreth gushës si gocat e Tiranës ta bindi gjyshin të më lejojë ta bëj video këngën me krilla. Mbeska e bukur nuk e bind dot Aznavurin e qeshur dhe refuzues.

Pak më tutje anës udhës një gagaç, edhe ai i qeshur, me një shqiptim të ngecur thotë se e quajnë Hime. Rrahim të quajnë, i them. Po, thotë Rrahimi i qeshur që mezi i nxjerr fjalët.

Nga fundi i këtij panairi të qeshurash, te një kthesë shkëmbore takoj Bajramin. I rrëfej Bajramit panairin e të qeshurave që lashë pas nëpër katunde. Më thotë Bajrami; Mos u habit. Nuk qeshim kot. Kemi arsye që qeshim. Unë Bajrami, Rrahmani, Rrahimi, Bismilahu, Ramazani, Kristua, Pashku, Muhameti, Pejkamberi, Buda, pra të gjithë ne shqiptarët, hashishin jo vetëm e mbjellim dhe e korrim, por edhe e tymosim, dhe qeshim e qeshim pafund, me fatin tonë qesharak.



Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Replika/ Çili shkruan për Bushatin: Po degjeneron në hale.al

Replika/ Çili shkruan për Bushatin: Po degjeneron në hale.al

Foto/ Nicole Scherzinger probleme me alkoolin? Kapet sërish e dehur

Foto/ Nicole Scherzinger probleme me alkoolin? Kapet sërish e dehur

Mos u zini, Shullazi është i të gjithëve!

Replika/ Bushati për Çilin: Nuk marr seriozisht ata që ndërrojnë idetë, emrin, seksin...
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com