Spanjës mund t’i mungojë një tjetër element shumë cilësor në ndeshjen kundër Shqipërisë, mbrojtësi i majtë Zhordi Alba.
Në ndeshjen kundër Italisë, futbollisti i Barcelonës u largua nga fusha e lojës në minutën e 22 të takimit, duke kërkuar zëvendësim pas një përplasje gjatë lojës. Ai provoi të qëndronte në fushën e lojës, por pastaj i bëri me shenjë stafit se kërkonte zëvendësim, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte.