Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot Lihtenshtejn-Shqipëri/ Vetëm Hysaj kushton tre herë më shumë se Lihtenshtejni

2016/10/06 at 7:06 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot Lihtenshtejn-Shqipëri/ Vetëm Hysaj kushton tre herë më shumë se Lihtenshtejni

Diferencat e Shqipërisë me Lihtenshtejnin janë shumë të mëdha, aq sa e shndërrojnë fitoren si një detyrim për djemtë e De Biazit. Së pari, kuqezinjtë janë të 40­ët në klasifikimin e FIFA­s, ndërsa rivalët modestë të 182­tët. Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Rene Pauritsh pësoi një humbje 8­ 0, çka konfirmon edhe formën e dobët që po kalojnë, ndonëse përballë kishin gjigantët e Spanjës.

Madje, vlera e futbollistëve që do të zbresin në fushë për ekipin vendës është mjaft modeste krahasuar me Shqipërinë. Saktësisht, e gjithë skuadra kap një çmim total prej 5 milionë eurosh. Prej tyre kryeson mesfushori Marsel Bushel (2 milionë euro), i cili aktivizohet në Itali me skuadrën e Empolit, duke qenë shok skuadre me Frederik Veselin. Pas tij, vijnë mesfushorët e tjerë Sandro Vieser dhe Nikolas Hasler, respektivisht me 1 milion dhe 700 mijë euro vlerë kartoni, referuar uebsajtit “transfermarkt”. Sipas të njëjtit burim, kartoni i Elseid Hysajt ka një çmim tregu prej 15 milionë eurosh, saktësisht trefishin e të gjithë organikës së kundërshtarit në mbrëmjen e sotme.

Mbrojtësi i Napolit është një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun europian, ku klubi italian ka pranuar se nuk e shet as për dyfishin e çmimit të vlerësuar. Në vendin e dytë dhe të tretë te Shqipëria pozicionohen Taulant Xhaka me Etrit Berishën, respektivisht me 4 dhe 3.5 milionë euro.

Shtatlartësia 

Kombëtarja shqiptare ka një shtatlartësi mesatare të kënaqshme, duke iu referuar edhe normave në arenën europiane. Saktësisht, djemtë e De Biazit kanë një mesatare prej 181.7 centimetrash. Më gjiganti vjen nga porta, pozicioni më i pritshëm, dhe bëhet fjalë për Etrit Berishën. Pas tij është sulmuesi Edgar Çani, i rigrumbulluar së fundi nga trajneri italian, për shkak të dëmtimit të Sadikut. Ndërsa vendin e fundit në “podium” e zë Berat Gjimshiti, me 190 centimetra. Ndërsa në vendin e fundit është Jahmir Hyka, me 169 cm, plot 28 më pak se gardiani i Atalantës. Ergys Kaçe ka “shpëtuar” nga vendi i fundit, me vetëm një centimetër diferencë.

Në përfaqësuesen kuqezi dominon përdorimi i këmbës së djathtë nga futbollistët, por që është një fenomen ekzistues pothuajse në të gjitha skuadrat. Por, ndryshe nga e shkuara, duhet theksuar se përdorimi i këmbës së majtë ka një numër më të lartë, saktësisht me gjashtë futbollistë, ndërsa dy të tjerë mund t’i përdorin të dyja.

“Veteranët”

Ansi Agolli është me të drejtë kapiteni i Shqipërisë, pasi është edhe futbollisti më “veteran” i skuadrës. Ai ka debutuar më 3 shtator 2005 dhe që prej asaj kohe numëron 65 ndeshje, më shumë se kushdo tjetër prej atyre që janë grumbulluar në ndeshjet e radhës. Sa i përket datës se kur kanë veshur për herë të parë fanellën përfaqësuese, duke u aktivizuar në një ndeshje, i dyti vjen Jahmir Hyka dhe, pas tij, Andi Lila, që në 2007-­ën.

Së bashku me Memushajn dhe Roshin, ata përbëjnë edhe listën e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Shqipërisë, para se drejtimin e skuadrës ta merrte Xhani de Biazi. Aktualisht janë të grumbulluar tre lojtarë që ende nuk numërojnë 1 ndeshje me skuadrën, respektivisht Lullaku, Grezda dhe Latifi. Gjithsesi, pritet që të kenë në dispozicion minutat e para në të paktën një prej dueleve të radhës, me Lihtenshtejnin ose Spanjën…/ Panoramasport.com.al Fation Shehu

ka1ka2

ka3ka5

ka6ka7

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Ëndërrimi me sy hapur, problem mendor apo i shëndetshëm?

Ëndërrimi me sy hapur, problem mendor apo i shëndetshëm?

Shiu nuk i ndahet Shkodrës/ A do të përsëritet një stuhi si ajo gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni?

Shiu nuk i ndahet Shkodrës/ A do të përsëritet një stuhi si ajo gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni?

Video/ Po ndodh në Shkodër, tifozët kosovarë dhe kroatë këndojnë: “Mbyte, mbyte serbin”

Video/ Po ndodh në Shkodër, tifozët kosovarë dhe kroatë këndojnë: "Mbyte, mbyte serbin"

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com