Tashmë është zyrtare: Elseid Hysaj rinovon kontratën me ekipin e Napolit, kontratë e cila do ta mbajë tek ekipi italian deri në vitin 2021.
Pas shumë aludimeve ditët e fundit në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shkodran, ka qenë vetë presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ai që ka zyrtarizuar këtë lajm.
Numri një i napoletanëve përmes profilit të tij zyrtar në “Twitter” pohoi se tashmë Hysaj ka rinovuar deri në vitin 2021, por me opsion shtyrjen edhe për një vit tjetër.
Kështu nënkampionët e Italisë blindojnë një nga lojtarët e tyre kryesorë, duke parë faktin që Hysaj ishte shumë i kërkuar edhe në merkato.