Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse hapësira dhe koha mund të jenë një iluzion

2016/10/05 at 2:47 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse hapësira dhe koha mund të jenë një iluzion

Nga George Musser


Vjeshtën e kaluar, bota e fizikës kremtoi 100-vjetorin e teorisë së përgjithshme të relativitetit të Albert Ajnshtajnit, e cila hodhi bazat e kuptimit tonë modern mbi forcën e gravitetit. Teoria e Ajnshtajnit ka qenë antidoti më i fundit për një sjellje dembele që ndonjëherë infekton edhe shkencëtarët. Ajo hapi një univers që nuk pushon kurrë së na habituri – vrimat e zeza, Big Bengu, energjia e zezë, valët gravitacionale – duke na lëkundur nga hullia e mendimit ku në të gjithë binim shumë lehtë.

Por sapo boja qe tharë mbi atë teori, vetë Ajnshtajni konstatoi një problem. Ajo kundërshtonte mekanikën kuantike, duke sugjeruar se fizikantët kishin nevojë për një teori edhe më të thellë, për të bashkuar këto dy shtylla të fizikës themelore. Në qershor të vitit 1916 Ajnshtajni shkroi:”Teoria kuantike do të duhet të ndryshojë jo vetëm elektrodinamikën maksuelliane, por edhe teorinë e re të gravitetit”.

Kjo qe një analizë mjaft e qartë, kur kihet parasysh se teoria kuantike nuk ekziston as sot. Ajo ishte ende një ide e mjegullt, që nuk do të konkrezitohej për një dekadë. Pra, ne kemi qenë duke festuar 100-vjeçarin jo vetëm të teorisë së Ajnshtajnit, por edhe rrugëtimin e gjatë për ta zëvendësuar atë. Ndërsa relativitetit të përgjithshëm iu desh një gjeni i vetëm dhe një dekadë për t’u krijuar, kjo teori e thellë – e njohur si teoria kuantike e gravitetit – ka habitur breza gjenijsh për një shekull.

Pjesërisht, fizikantët janë viktima të sukseseve të tyre të shkuara:kur arrijnë diçka në jetë, e ulin përqëndrimin, duke e bërë shumë më të vështirë hedhjen e hapit të ardhshëm. Por graviteti kuantik paraqet ndërkaq vështirësi, të cilat janë unike në historinë e shkencës. Një teori e gravitetit është ndërkohë edhe një teori e hapësirës dhe kohës – ky qe zbulimi i madh i Ajnshtajnit.

E megjithatë, fizikantët i kanë formuluar gjithmonë teoritë e tyre brenda hapësirës dhe kohës.

Pra, një teori e gravitetit e gëlltit ‘bishtin’ e vet. Për shembull, ajo supozon se kalimi i kohës ndryshon, por termi “ndryshon” nënkupton një proces të përkohshëm. Nëse koha është e ndryshme, atëherë ndryshon edhe standardi me të cilin është e ndryshme.

E gjithë situata rrezikon të bëhet paradoksale. Kjo qarkore konceptuale, krijon vështirësi të pazakonta matematikore. Për shembull, ‘t’ e vogël të cilën fizikantët e përdorin për të etiketuar kohën e kaluar të ekuacioneve të tyre, i lënë ata në errësirë për të shpjeguar ndryshimin në botë. Për të përshkruar se çfarë ndodh, fizikantët duhet të shkojnë përtej hapësirës dhe kohës. Çfarë do të thotë kjo? Një ide e tillë na çon (fjalë për fjalë) në një terren të panjohur.

Teoria e fijeve, graviteti kuantik i vazhdueshëm, teoria shkakësore:këto janë vetëm disa nga qasjet që kanë marrë teoricienët. Natyrisht, ithtarët e secilës teori janë të bindur se të tjerët janë në rrugë të gabuar madje edhe në një rrafsh joshkencor. Por, kur tërhiqeni nga një debat, vëreni se të gjithë janë dakord mbi një leksion thelbësor:hapësirë-koha ku ne jetojmë është një ndërtim. Nuk është thelbësore për natyrën, por del nga niveli më i thellë i realitetit. Në një mënyrë apo tjetrën, ajo përbëhet nga blloqe ndërtimi primitive – “atomet” të hapësirës – dhe varet nga mekanizmat e saj të njohura se si janë mbledhur këto blloqe.

Këto “atome” nuk kanë asgjë të ngjashme me atomet e thjeshta si hidrogjeni apo oksigjeni. Ato nuk janë të vogla, për shkak se fjala “i vogël” është një përshkrim hapësinor, dhe këto atome janë menduar të krijojnë hapësirën, nuk e presupozojnë atë. Megjithatë, zbatohen shumë prej parimeve të njëjta. Për shembull uji përbëhet nga molekulat H2O. Ai mund të pësojë një ndryshim të gjendjes – i ngrirë ose i valuar – teksa molekulat rikorrigjojnë veten në strukturat e reja.

E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për hapësirën. Nëse këto atome mund të mblidhen në hapësirë, me sa duket ato mund të rigrupohen në struktura të tjera. Dhe kjo mund të shpjegojë shumë prej mistereve të fizikës moderne. Merrni vrimat e zeza. Nëse, Zoti mos e dhëntë, ju bini në një nga ato, Teoria e Ajnshtajnit parashikon që afati juaj do të përfundojë. Ju do të vdisnit, dhe ky do te qe fundi. Atomet në trupin tuaj thjesht do të pushonin së ekzistuari. Në vend të eshtrave, ju do të ishit një hiç.

Teoritë e reja mbi hapësirë-kohën, sugjerojnë një pamje të ndryshme, në të cilën hapësira pëson një ndryshim të gjendjes në një vrimë të zezë. Vrima e zezë nuk ka një vëllim të brendshëm; perimetri i saj shenjon vendin ku hapësira shkrihet. Pasoja është një gjendje e re, e cila nuk është më hapësinore, dhe zor se është e përfytyrueshme në terma njerëzorë.

Nëse ju bini në të, ndoshta sërish do të vdisnit, por atomet në trupin tuaj do të vazhdonin të ekzistonin në një formë të re. Mendoni ndërkohë për Big Bengun. Ashtu si vrimat e zeza, ai është paraqitur gjithmonë si një farë paradoksi. Ligjet e zakonshme të fizikës, që veprojnë në kuadër të kohës, janë në thelb të paafta të shpjegojë fillimin e kohës. Sipas këtyre ligjeve, diçka duhet t’i paraprijë Big Bangut për ta vënë këtë të fundit në lëvizje.

Megjithatë, asgjë është menduar se e paraprin atë. Një mënyrë për të dalë nga ky paradoks, është të mendojmë për Big Bengun jo si fillim por si një tranzicion, kur hapësira kristalizohet nga një gjendje e hershme e  pafundësisë. Së fundmi, konsideroni fenomenet misterioze të kuantikes së palokalizuar –  atë që Ajnshtajni e cilësoi një “veprim drithërues në distancë”.

Dy ose më shumë grimca mund të veprojnë në një mënyrë të koordinuar, pa marrë parasysh sa larg mund të jenë ato, dhe e bëjnë këtë pa dërguar një valë tingulli, një sinjal radio apo komunikuar nëpër hendekun që i ndan ato. Grimcat sillen sikur ato nuk janë në fakt të ndara. Dhe një shpjegim i mundshëm është se ato janë të rrënjosura në nivelin më të thellë të realitetit, ku distanca nuk ka kuptim.

Sigurisht, ky është ende një spekulim – por i kufizuar. Shkencëtarët nuk ëndërrojnë mbi këto ide, gjatë konsumit të ndonjë pije pas punës. Ata shkuan drejt tyre duke kombinuar parimet e teorisë së Ajnshtajnit dhe teorisë kuantike, dhe panë se ku i çon kjo rrugë. Nga vetë natyra e hulumtimit, ne nuk e dimë se çfarë do të thonë këto ide apo edhe në qoftë se ato janë të drejta.

Por ne e dimë që njerëzit nuk kanë kuptuar ende gjitha ato që duhen rreth universit. Dhe kur ne të hedhim hapin e ardhshëm, efektet me siguri do të përhapen në kulturën tonë më të gjerë. Ashtu si mësimi i diçkaje të re ju bën një person më të mirë, edhe mësimi i diçkaje të re rreth universit e çon njerëzimin në një nivel tjetër.

“Huffingtonpost.com” – Në shqip nga www.bota.al

Etiketa: hapesirailuzionkohauniversi


Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët
Life Style

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët

10 Maj, 2026 11:26 am
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme
Life Style

Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme

21 Prill, 2026 8:24 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 20 Prill, cilat janë shenjat me fat

20 Prill, 2026 10:07 am
Para
Për ata që thanë se “Roza Lati ka gjoks të vogël”, shihni këto foto të “nxehta”

Për ata që thanë se "Roza Lati ka gjoks të vogël", shihni këto foto të "nxehta"

Video/ Iu afrua bombës pasi e mendoi lodër, vdes vogëlushja

Video/ Iu afrua bombës pasi e mendoi lodër, vdes vogëlushja

Mungesa e teksteve, ja përgjigja e Ministrisë së Arsimit

FOTO-SKANDAL/ “Këlysh bushtre. I menderosur”-fjalët që mësohen në tekstet e klasës së parë
















TE FUNDIT

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}