Ish Kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24.
Vasili: Është një lojë me të njëjtët aktorë që thjesht ndryshojnë vendet?
Berisha: E drejtë. Kur nuk ka qeveri, natyrisht nuk ke kujt t’ia vësh përgjegjësinë. Normalisht, kjo bisedë duhej të ishte e bisedë e bilancit, por bilanc nuk ka, sepse simboli i bilancit u bë kazani, u bë plehu, nuk mund të kishim gjet asgjë më shpjeguese më domethënëse për këtë qeveri dhe për këtë kryeministër, sesa kazani dhe plehu. E thotë Shekspiri diku: që drama është gracka që shpirti i mbretit kapet si laraska. Kazani është gracka ku shpirti i Edi Ramës mbeti si laraska.
Shiko videon: