Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafiozi shqiptar në SHBA flet për vrasjet që ka bërë dhe sa paguhej për krimet

2016/10/03 at 10:16 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mafiozi shqiptar në SHBA flet për vrasjet që ka bërë dhe sa paguhej për krimet

John Edward Alite, shqiptari që ishte krahu i djathtë i John Gotti, i bosit të familjes së krimit Gambino në SHBA, ka rrëfyer në një intervistë për Klan Kosova historinë e jetës së tij.


Alite ka thënë se gjyshi i tij nga ana e babait ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Kurse e ëma e tij vjen nga Tirana. Madje ka treguar se në Shqipëri jeton vëllai i tij Andri dhe të afërmit e tjerë më të cilët edhe mbanë kontakte.

“Unë kam qenë me fat, pasi jam rritur mes disa kulturash. Për nga gjaku jam shqiptar. Ia kam thënë këtë gjë edhe të dashurës time, qysh në fillim. E dua shumë atë. Bëj shaka se si ajo e flet rrjedhshëm gjuhën, ndërsa unë jo.”

“I kam thënë se jam më shqiptar se ajo, sepse jam rritur në një shtëpi me gjyshërit në katin e poshtëm, xhaxhallarët në atë përdhes, prindërit në katin e mesëm, tjetrin xhaxha dhe hallë në atë sipër nesh dhe tezen matanë rrugës.”

“Në atë kohë Shqipëria identifikohej me komunizmin dhe kishte shumë pak shqiptarë këndej pari. Kur njerëzit më pyesnin nga isha dhe unë u thosha “nga Shqipëria”, ata s’ia kishin idenë ku ishte ky vend”, ka shtuar Alite.

“Më thoshin se isha pak a shumë italian, ndërsa unë ua përsërisja se jam shqiptar. Jam shqiptar dhe gjithmonë krenar për përkatësinë time. Nga ajo mënyrë jetese kam mësuar tradhtitë, gënjeshtrat dhe lëvizshmërinë italiane, ndërsa dija dhunën shqiptare. Ne jemi të dhunshëm. Fatkeqësisht edhe unë u bëra i tillë”, ka pohuar Alite.

Ai ka deklaruar se zyrtarisht është akuzuar për një numër të caktuar vrasjes, gjashtë sish, ndërsa jozyrtarisht ky numër ka lëvizur shumë. Sipas tij, as ai vend nuk e di me siguri, pasi kjo i ishte bërë natyrë e dytë, njofton Klan Kosova.

“Është vështirë ta di. Has në vështirësi vazhdimisht me këtë numër. Por ligjërisht jam akuzuar për gjashtë vrasje dhe besoj rreth 30 plagosje, 37 besoj se ishte numri për të cilin kam dëshmuar. Jam akuzuar se kam vrarë dhjetëra, pesëmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë. Disa nga ata nuk kanë trupa, për ç’arsye nuk akuzohem, por këto janë aspekte ligjore. Kur avokatët e mi morën në duar çështjen dhe dolëm në gjyq, Gotti thoshte se kam vrarë pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë persona për të. Nuk i kam numëruar, sepse ishte pjesë e përditshmërisë sime”.

Alite është shprehur se nuk e ka parë veten si vrasës, por si biznesmen, pasi lidhjet me politikanë dhe zyrtarë të shtetit e kanë bërë të kuptoj se as ata nuk janë të ndryshëm nga gangsterët. Edhe biznesmenët e kanë parë aty si një prej tyre, pasi ata kanë dështuar që dimensionin tjetër, atë të njeriut “në të zeza” ta kenë të dallueshëm.

“Siç u thashë, është si kur bëhesh pjesë e ushtrisë, nuk mban llogari për këto gjëra. Nuk e kam parë në këtë mënyrë. E kam parë veten si biznesmen, dhe me kalimin e viteve, ndërsa forcoja lidhjet me politikanë dhe zyrtarë policor, kur dilja në drekë me drejtorin e policisë e shihja veten si ai, aspak të ndryshëm. Ose një detektiv që vriste me mua. E shihja veten jo më si kriminel të zakonshëm, por si biznesmen legjitim dhe bizneset e mia si të tilla. Isha i përfshirë edhe në komisionim(brokerage) dhe në Ëall Street. Një kushëri imi ishte një nga pronarët e një kompanie të madhe aty. Në këto kushte luan në tjetër nivel. Nuk je më bandit rruge, edhe paratë i fiton në tjetër rrugë. Fiton miliona dhe marrëveshjet i ke me milionerë. Kështu fillova të thelloj lidhjet me njerëz shumë të pasur. Për ta isha biznesmen, sepse më shihnin në të tilla rroba. Shumica më shihnin si dikush që po fitonte para. Por nuk e shihnin anën tjetër timen, kur hiqja këto rroba dhe veshja diçka të zezë për të mos u parë, ndërsa në ndonjë vend të errët vrisja dikë. Ky është dimensioni që njerëzit nuk e shohin –  ai që mbetet i ndryrë”.

Ish-gangsteri shqiptar dhe dikur një nga njerëzit e afër të ish narko-shefit John Gotti, ka thënë se në ditët e tij më të mira fitonte 5 milionë dollarë, në vlerë të sotme.

Ai është shprehur se megjithatë nuk e di me siguri vlerën e të hyrave që ka pasur, por se ajo ishte e lartë, pasi njerëz në rangje më të ulëta merrnin nga 10-50 mijë dollarë në muaj.

“Minimalisht kam bërë një milion dollarë në muaj. Por nga dëshmitarët kundër meje, njëri nga të cilët i afërt i familjes Gotti, por që punonte për mua, thoshte se me shumë gjasë kisha më shumë të hyra se kaq. Ai ishte në rangje të ulëta të organizatës dhe merrte prej 10 deri në 50 mijë dollarë në muaj. Është e vështirë ta them me siguri, pasi kam pasur rreth 300 njerëz që kanë punuar për mua, në mënyrë direkte dhe indirekte, ndoshta më shumë. Ka pasur burime të ndryshme, por besoj që në vlerën e sotme kam fituar 5 milionë dollarë në muaj”.

Alite ka deklaruar se ka pasur shumë biznese që i sillnin të hyra të mëdha, përfshirë klube nate, biznes droge, fajdesh, parkingje të shumta e të tjera.

“Kam pasur shtëpi në disa shtete, por kur isha në arrati ato u braktisën. Po ashtu kam qenë pronar i një kompanie parkingu në disa shtete. Por e humba pas disa proceseve gjyqësore. Më pas ajo u shit për rreth 16.7 milionë dollarë. Kam qenë pronar i një klubi nate që gjeneronte fitime prej dy milionë dollarësh në vit. Një biznes droge nga i cili merrja një milionë në muaj dhe një tjetër biznesh fajdesh. Kam pasur një biznes llogaritarie nga i cili merrja minimalisht 300 mijë dollarë në muaj. Merrja para në të gjitha drejtimet. Isha i përfshirë në shumë në shumë biznese”.

John Alite shprehet se është penduar për disa nga vrasjet që ka bërë.

“Kam takuar disa nga viktimat  e mia, disa familjarë të tyre dhe flas me fëmijët, pasi nuk e kam ndërmend t’ua ndryshoj bindjet të rriturve”.

“Kam vrarë njerëz që kanë përdhunuar femra, për të cilën gjë nuk pendohem aspak. E kam thënë edhe gjatë gjyqit: nëse do të mund t’i ngjallja dhe t’i vrisja prapë, do ta bëja këtë gjë. Kur ia bën këtë gjë një gruaje, meriton të vritesh. Kështu besoj unë. E them shpesh që jetoj sipas rregullave të mia. Dhe sipas tyre, nëse ia bën këtë gjë një gruaje, duhet të vritesh. Nuk ka tjetër rrugë. Për të tillë njerëz nuk kam kurrfarë pendimi. Për të tjerët, natyrisht”.

Ai ka thënë se në këtë “lojë”, gjërat nuk ndryshojnë edhe nëse heq dorë.

“Nuk po mundohem të arsyetoj atë që kam bërë, por jemi të gjithë në këtë botë, dhe ia them familjes sime, që nëse nesër më vret dikush, unë e kam zgjedhur këtë jetë. Deri në fund. Nuk dua që ata të më qajnë, pasi unë vet e kam marrë këtë vendim. Dhe gjërat nuk mbarojnë edhe kur heq dorë, e kuptoj këtë gjë. Jeta ime do të jetë e këtillë deri në fund, më pëlqeu ose jo. Megjithëse unë nuk jetoj më ashtu, nuk do të thotë se edhe tjetri bën të njëjtën gjë”./Klan Kosova/

 



Ju sugjerojmë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
Kronikë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

30 Shtator, 2025 1:11 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
Para
Video-Opinion/ Lala: Dënohen me burg vajzat e varfëra dhe lihen të lira prostitutat e luksit

Video-Opinion/ Lala: Dënohen me burg vajzat e varfëra dhe lihen të lira prostitutat e luksit

Video-Opinion/ Lala: Prostitutat e luksit në Shqipëri, janë personazhe shumë të njohura

Video-Opinion/ Lala: Prostitutat e luksit në Shqipëri, janë personazhe shumë të njohura

Mjeku-politikan: Ja si më vijnë pacientët që punojnë me kultivimin e kanabisit

Cannabis - Delta 8 THC
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
30 Shtator, 2025

Një burrë me shtatë jetë, Tony Blair: mishërimi i tij i fundit do të jetë si "prokonsulli" i Donald Trump për Gazën. Ish-kryeministri...

Lexo më shumë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
30 Shtator, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Njoftimi...

Lexo më shumë

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
30 Shtator, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, e cila sipas saj mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com