Biznesmeni 37 vjeçar nga Elbasani, Erion Mihallari dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë. Njëri nga atentatorët ka qenë i veshur me uniformë policie, duke bërë të mundur largimin e tij pa rënë në sy.
Sipas policisë viktima përdorte dy mbiemra dhe këtë ndryshim e ka bërë për shkak të problemeve me drejtësinë në shtetin italian vite më parë.
Gjithashtu një tjetër pistë që po hetohet është çështja e pronësisë. Erion Mihollari kishte ndërtuar përgjatë rrugës nacionale me Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë një kompleks, hotel, karburant.
Ai rezulton administrator i biznesit dhe aktualisht, policia është duke verifikuar të dhënat mbi atë pronë, pasi më herët ka pasur një proces gjyqësor me palët e treta.
Kjo nuk është hera e parë që vrasës me veshje policie ose kamuflazh ushtrie, kryejnë vrasje ne Elbasan. Edhe rastin e masakrës ndaj fisit Çapja ekzekutoret mbanin te njëjtat veshje.