Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i oficerëve/ Kosova paralajmëron “masa reciproke” ndaj Serbisë

2016/10/03 at 3:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i oficerëve/ Kosova paralajmëron “masa reciproke” ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës do të sillet në të ardhmen në mënyrë reciproke, nëse Qeveria e Serbisë vazhdon me arrestimin e oficerëve të lartë të shtetit të Kosovës apo të zyrtarëve të lartë”, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Ministri Hoxhaj e cilësoi si “akt të papranueshëm arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi” dhe njëkohësisht theksoi se po bëhen përpjekje të shtuara për lirimin e tij.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, u ndalua të enjten e kaluar në vendkalimin kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletarresti të Serbisë për, siç thuhet, veprën penale ‘të terrorizmit’.

Një gjykatë në Nish, një ditë më vonë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Kjo duhet të kuptohet në një rrafsh më të gjerë; Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport më Kosovën dhe në raport më rajonin; prej zhvillimeve që po ndodhin në Republika Serpska në referendumin atje (në Bosnje dhe Hercegovinë) e deri tek ndërhyrjet më të shpeshta edhe shumë dimensionale qoftë në Kosovë, qoftë në vendet tjera të rajonit. Kjo për ne është e papranueshme”, tha Hoxhaj.

Autoritetet në Prishtinë thanë se kanë kërkuar që çështja “Thaçi” të adresohet në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, megjithëse BE-ja ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Ministri i jashtëm Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bëhet presion mbi Beogradin zyrtar.

“Deri më tani ka pasur disa komunikime dhe kemi lutur partnerët tanë ndërkombëtar që të ushtrojnë presion mbi Serbinë, pasi është e papranueshme dhe e pakuptueshme, kur të dy shtetet janë në proces të normalizimit, dhe dikush mund të arrestohet dhe të vendoset në paraburgim më akuza të paqena dhe në formë të një përndjekjeje politike”.

Në anën tjetër analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, arrestimin e zyrtarëve të Kosovës, e quan provokim dhe shantazh të autoriteteve serbe.

Dhe për provokimet e tilla, thotë ai, Qeveria e Kosovës është dashur të ndërpres menjëherë bisedimet që po zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar në Bruksel, deri sa të lirohet Nehat Thaçi.

“Është krejtësisht i papranueshëm reagimi i vakët, jo profesional dhe jo shtetëror i përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës. Pra, është e turpshme, se çfarë qasje indiferente dhe neglizhuese ka Qeveria e Kosovës ndaj kësaj praktike e cila e ofendon shtetin, qytetarët dhe të gjitha institucionet e Kosovës, sepse tregon se Serbia kur do mund të bëjë provokime të tilla dhe Kosova nuk do të reagojë në mënyrë të duhur”,ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxhiri ndërkaq ka theksuar se një dozë të fajit për këtë çështje ka edhe vetë Bashkimi Evropian.

“Një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Brukseli, sepse si zakonisht i mbyll sytë para akteve të tilla të Serbisë, duke e minimizuar peshën e tyre. Aktet e tilla e minojnë çdo shpresë dhe dialog të frytshëmpër një përmirësim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, synim ky kryesor i Brukselit” .

Një numër i zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë edhe ata partiakë, bazuar në njoftimet e autoriteteve në Prishtinë, janë ndaluar në të kaluarën, siç është thënë, në qendra të ndryshme në Evropë, mbi bazën e flet-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Republika e Serbisë. (REL)

Etiketa: arrestimikosovepoliciaserbi

Ju sugjerojmë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
Bota

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

24 Shtator, 2025 3:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
Bota

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

24 Shtator, 2025 2:11 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Para
Për një model Shuman në politikë

Për një model Shuman në politikë

Mesazhet erotike Don Kishoteske, gjyqtari filozof kërkon ballafaqim me gruan që i çonte sms seksi

Mesazhet erotike Don Kishoteske, gjyqtari filozof kërkon ballafaqim me gruan që i çonte sms seksi

FOTO/ “Sarkozy u mburrej ministrave për gjoksin e gruas së tij”

FOTO/ “Sarkozy u mburrej ministrave për gjoksin e gruas së tij"

TE FUNDIT

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
24 Shtator, 2025

SHBA shpjegon arsyet e vendimit për ndërprerje të dialogut strategjik me Kosovën. Vendimi pasoi veprimet që “kanë krijuar ndasi dhe...

Lexo më shumë

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
24 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai.  Mësohet se, Isai është marrë i pandehur për...

Lexo më shumë

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
24 Shtator, 2025

Pas Emmanuel Macron, edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ra “viktimë” e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
24 Shtator, 2025

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com