Futbollistët e Liverpool Dejan Lovren, Marko Grujic dhe Lazar Markovic janë nën investigimin e policisë angleze pas publikimit të një videoje ku të tre ata këndonin himnin e skuadrës me telefona në dorë në kohën kur ishin duke ngarë makinën.
Video e regjistruar nga vet klubi dhe publikuar në kanalin e tyre zyrtar në Twitter dhe Instagram, u fshi menjëherë pas njoftimit se policia ka nisur hetimet për treshen e videos që këndonte “You’ll never walk alone”.
Policia ka njoftuar se janë duke shqyrtuar çështjen dhe në rast nevoje do të ndërmarrin edhe veprime të mëpasshme.”
https://youtu.be/aGIizc2PoX0