Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Rama e harroi premtimin e ligjit të plehrave, si të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet

2016/10/01 at 3:06 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Rama e harroi premtimin e ligjit të plehrave, si të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Lezhës ka komentuar protestën që u zhvillua në Tiranë për ligjin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vendin tonë.


Në fjalën e tij, Basha theksoi se tre vjet më parë doli garant se nuk do të ndodhte kurrë një gjë e tillë, tre vjet më pas, Edi Rama e harroi këtë premtim, si gjithë premtimet e tjera me të cilat erdhi në pushtet.

Ai tha se sot qytetarët ndihen të tradhtuar, të varfëruar dhe të nëpërkëmbur nga Edi Rama. Por siç e ka zakon-tha Basha-i ikën përballjes me qytetarët për mashtrimet e tij. Sipas tij, Rama këtë gjë bëri edhe sot, ndërsa qindra qytetarë protestonin poshtë zyrës së tij.

“Sa herë që ka revoltë qytetare Edi Rama ia mbath si frikacak. Është ngujuar me njerëzit që i ka përdorur për të lidhur paktin me mafien, ndërkohë që qytetarët janë në shesh përballë tij e do të jenë përballë tij edhe më shumë.

Nuk ka debat ideologjik, ka një debat parimor: Do të jemi me qytetarin apo do të jemi me oligarkinë? Do të jemi me shqiptarët apo do të jemi me mafien ndërkombëtare të plehrave? Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, ai ka zgjedhur mafian ndërkombëtare të plehrave dhe për këtë ka tradhtuar edhe ata qytetarë që i përdori për të ardhur në pushtet para tre vitesh.

Edhe ne kemi bërë zgjedhjen tonë, së pari duke kërkuar ndjesë për çdo aspekt të gabuar në lidhje me këtë çështje dhe së dyti duke u rreshtuar pa asnjë ekuivok për zërin qytetar, për interesin publik.
Interesi publik fillon duke dëgjuar zërin e qytetarit sot për këtë çështje, ku mbi 60 mijë qytetarë e kërkuan të drejtën e referendumit dhe e fituan. Dhe nesër duke iu garantuar qytetarëve që për çdo çështje të interesit publik vendimet tona në qeveri nuk do të jenë vendime të prirura duke dëgjuar vetëm një palë, duke vendosur në dhomat e pushtetit me grupet e interesit, por duke pyetur dhe duke vendosur bashkë me qytetarët. Dhe ky është fillimi i një modeli të ri politik dhe shoqëror që e presin shqiptarët. Në fakt është edhe fija e fundit e shpresës për të mbyllur hendekun midis politikës dhe popullit. Fija e fundit e shpresës për t’iu treguar shqiptarëve që kjo parti, ndryshe nga çdo parti tjetër është parti e qytetarëve, është parti e popullit”.

Zoti Basha theksoi se ndërsa po i vjen ora e përballjes me qytetarët Edi Rama ka nisur një tur tjetër për tu mbushur mendjen qytetarëve me investime imagjinare apo duke përuruar investime të qeverisë së mëparshme. Këtë gjë po bën me bujqësinë. Pavarësisht se nuk flet qoftë dhe për një investim konkret, Edi Rama fton fermerët të marrin kredi pasi i mashtroi për subvencionet dhe mbështetjen që do t’i jepte këtij sektori.

“Vjen vërdallë dhe ju flet për bujqësinë dhe ju thotë fermerëve merrni kredi. Pse vallë kjo është detyra e Kryeministrit t’u thotë fermerëve merrni kredi?! Kjo është detyra e bankave. Ky çfarë është sekseri i bankave?! Ku i ka subvencionet? Ku i ka investimet? Edi Rama nuk bëri asgjë në këto tre vite për bujqësinë. Nuk bëri asgjë në këto tre vite për fermat. Dhe sot u vjen vërdallë si buratin dhe ju thotë merrni kredi. Sepse paratë që duhet të përfundonin në subvencione për fermat, në investime për zhvillimin rural, përfunduan në xhepat e një grushti njerëzish që i ndajnë këto para me Edi Ramën dhe qeveritarët e korruptuar në Tiranë”.

Mandatit të tij po i vjen fundi, theksoi lideri i opozitës dhe për këtë Rama nuk nguron të hapë thesin e rrenave, për rritje pagash e pensionesh, ulje taksash e shërbime ndaj qytetarëve, pasi në tre vite bëri të kundërtën e asaj që premtoi në 2013-ën. Edi Ramën e rren mendja, theksoi zoti Basha se do t’i ngope shqiptarët me lugën bosh.

 

Etiketa: Bashaplehratpremtimetrama


Ju sugjerojmë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Para
Premier League live/ Liverpool arrin golin e fitores kundër Swansea City

Premier League live/ Liverpool arrin golin e fitores kundër Swansea City

Video/ Drogë drejt Italisë nga Gjiri i Lalzit, kapen 255 kg kanabis

Video/ Drogë drejt Italisë nga Gjiri i Lalzit, kapen 255 kg kanabis

Sondazhi/ Zheji: Opozitarët më aktiv, ja votat e mia

Zheji ‘shpërthen’ kundër Ramës: Bishë e pangopur dhe budallaqe
















TE FUNDIT

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com