Pasi e kishin akuzuar herë pas herë se kishte bërë operacione plastike në hundë, zmadhim gjoksi, heqje brinjës për të krijuar bel seksi, apo edhe ngritje apo zmadhim të pasmesh, modelja Aurela Hoxha i ka sfiduar të gjithë në “Zonë e Lirë”, duke kërkuar mendimin e doktori specialist, i cili ishte një ndër të ftuarit e radhës të Çanit.
Ky i fundit me t’u njohur me arsyen pse Aurela po e priste në emision, ka deklaruar se është dakord, por çdo kontroll duhet ta bënte, duke e prekur me dorë. “Pa e prekur, nuk mund të jap asnjë përgjigje. Duhet ta prek për ta kontrolluar”.
Këtë mënyrë kontrolli doktori përdori që nga hunda, te gjoksi, te brinjët dhe te të pasmet, gjë që vërtetohet edhe nga fotografitë e mëposhtme.