Një gol fantastik i Debatik Currit ka rikthyer në krye të Superligës së Kosovës Prishtinën. Skuadra kryeqytetase vuajti shumë kundër Ferizajt, duke fituar 1-0 me një perlë nga Curri, i cili në minutën e 80-të lëshoi një “predhë” nga distanca, duke thyer miqtë, që kanë regjistruar humbjen e radhës. Me këtë sukses, Prishtina vazhdon të qëndrojë në majë, duke pasur një mbrojtje super. E kundërta vlen për Besën, që bujshëm u mund sot në Podujevë. Elshani shënoi dy herë në minutat 3 e 5, ndaj u duk e lehtë, pjesa e dytë solli tërmetin, me Llapin që shënoi sapo nisi pjesa e dytë me Berbatovcin dhe barazoi me Idrizin pa kaluar një orë lojë. Edon Zeqiri 5 minuta para mbylljes kompletoi përmbysjen.