Harroni Rihanna-ën si këngëtare… të paktën këtë javë. Ajo është zyrtarisht pjesë e stilisteve të botës. 28 vjecarja ka punuar shumë për koleksionin e saj të ri në bashkëpunim me Puma dhe tani është momenti për të korrur frytet. Riri është pritur “me krah hapur” në mesin e elitës së modës gjatë prezantimit të saj në Javën e Modës në Paris që u hap sot.
E veshur e gjitha në ngjyrën rozë, ajo u tregua modeste por njëkohësisht edhe chic.
Gjatë ditës Rihanna ka postuar në Snapchat video nga përgatitjet e fundit para sfilatës. Rihanna do të prezantojë koleksionin e saj të ri në Hotel de Salomon De Rothschild.