Leah është vajza që këtë të diel mbushi gjashtë vjeç dhe ditëlindjen e saj e festoi në një mënyrë të veçantë krahasuar me moshatarët e saj. Kushdo do ta kishte zili një festë ditëlindjeje si ajo që realizoj e ëma e saj. Leah është një fanse e “çmendur” e reperit Drake për këtë arsye mamaja e saj zgjodhi që festa të kishte si temë pikërisht reperin kanadez.
Tullumba me fytyrën e Drake dhe një tortë fiks si kopertina e albumit të fundit të tij janë dy nga detajet që e bënë këtë festë të veçantë. Mamaja e 6 vjeçares tha për BuzzFeed se vajza e saj i ka shprehur dëshirën se kur të rritet do të martohet me Drake.
Kush e di sesa e kërcënuar duhet të jetë ndjerë Rihanna pas këtij lajmi…