Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Legalizimi i kanabisit dhe prostitucionit, sherr mes Flutura Açkës dhe Delina Ficos

2016/09/27 at 11:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Legalizimi i kanabisit dhe prostitucionit, sherr mes Flutura Açkës dhe Delina Ficos

Debati publik për legalizimin e prostitucionit dhe kanabisit medicinal është zhvendosur sonte në studion e emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”.


Në panel janë ‘përplasur’ Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, shkrimtaret Natasha Lako, Flutura Açka (lidhje nga Holanda), Aktivistja e Shoqërisë Civile, Delina Fico dhe opinionisti Dritan Hila.

Debati merr shkas nga deklaratat e bëra nga Jaka pak ditë më parë i cili kërkoi legalizimin e ‘shërbimit të femrës’ dhe kanabisit për përdorim farmaceutik.

Po sot, Jaka disi është tërhequr nga qëndrimi i tij dhe tha se ishte një opinion personal nisur nga situata në vend dhe jo i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Nga ana tjetër shkrimtarja Lako e ka quajtur turpin më të madh botëror përdorimin e shprehjes ‘shërbimi i femrës’ nga Jaka. Ky i fundit tha se ishte maskiliste dhe se është korrigjuar menjëherë.

DEBATI PËR KANABISIN

Pas përplasjes për liberalizimin e prostitucionit, mes palëve në studio është ndezur debati për liberlaizimin e kanabisit. Ndëra pro ishin kreu i DHTI­së, Nikolin Jaka dhe aktivistja e shoqërisë civile Dalina Fico, kundër ishin shkrimtaret Flutura Açka dhe Natasha Lako si dhe analisti Dritan Hila.

Açka nga Holanda iu kërkoi të pranishmëve t’iu bëjnë thirrje shqiptarëve t’i kthehen punës, e jo të mbjellin kanabis. Ndërsa deklaratat e saj, disi moraliste dhe të shkrimtares Lako, e cila e quajti një ‘shaka’ debatin për këto tema, kanë irrituar Ficon.

Ajo tha se po i trajtojnë shqiptarët si injorantë dhe se s’mund t’u thonë shqiptarëve ju jeni plehrat e botës dhe nuk meritoni asnjë pikë lirie. Si ndiheni, keni marrë disa fyerje sot?

Nikolin Jaka: Do doja ta filloja me një interpretim që të kuptohet koncentrati i deklaratës sime. Nuk është një kauzë e imja apo Dhomës së Tregtisë. Është përgjigjja e pyetjes së një gazetari. Ishte përgjigje pas pyetjes si e shikoni kanabizimin e vendit. Më vjen keq që nuk janë thelluar në opinionin tim. Politika nuk e ka analizuar por ka qenë refuzuese. Ishte pyetje që kërkon përgjigje specifike. Rasti i prononcimit tim nuk është kauzë është opinion. Unë jam mëse dakord që të filloje një debat për të trajtuar këto dy tema. Në Gjermani është dashur 5 vite që të legalizohej prostitucioni.

Flutura Açka: Nuk kam asnjë zemërim me zotin Jaka. Është e drejtë e tij. Unë si qytetare shqiptare nuk do ta shikoja si një debat të momentit. Nuk duhet bërë sot. Është një debat bosh dhe i pavend. Kemi probleme të tjera shumë më të mëdha për t’u zgjidhur. Kur të krijojmë terrenin e duhur mund ta diskutojmë këtë. Unë jetoj një vend ku është e lejuar, por pikërisht Holanda sot përballet me një problem pikërisht se pas këtij legalizimi fshihet një trafik i madh pas të cilit janë shqiptarët.

Dalina Fico: Unë jam këtu në cilësinë time personale. Në fakt debati për legalizimin e prostitucionit është bërë në Shqipëri në 2011­2012­ 2013. Neni 113 i kodit të procedurës penale ishte skandaloz, dënonte punonjëset e seksit dhe jo blerësi. Në 2012 me presionin e shoqërisë civile u bë një hap, jo krejt hapi që donim por një hap që tani dënohet edhe ai që e blen seksin, që jep para për shërbimin seksual. Në një vend si Shqipëria ku çështja e prostitucionit ka qenë një plagë shumë e madhe dhe vijon të jetë problematike, ky është një debat që duhet bërë sepse ne jemi në një regjim ekstremisht të dëmshëm dhe të dhunshëm në raport me viktimat e trafikimit të prostitucionit. Ne i dënojmë sot punonjësit e seksit. Një vajzë që është detyruar të prostituojë nuk shkon dot tek policia të denoncojë atë që e shfrytëzon sepse mund të dënohet vetë. Flitet për kriminalizimin e prostitucionit. Në Gjermani nuk dënohet as ai që e blen dhe as ai që e shet. Në Suedi dënohet ai që e blen nuk dënohet ai që e shet. O do bëjmë bisedë profesionale, ose do vazhdojmë të flasim bardh e zi që njerëzit të nxjerrin frustrimet e veta morale.

Etiketa: dalina ficoFlutura AckaKanabislegalizimisherr


Ju sugjerojmë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Para
Video-Opinion/ Çuçi: Industria e riciklimit nuk mund të mbijetojë nëse nuk lejohet importi i lëndëve të para

Video-Opinion/ Çuçi: Industria e riciklimit nuk mund të mbijetojë nëse nuk lejohet importi i lëndëve të para

“Kosova është Shqipëri”/ Tifozët e Partizanit u kundërpërgjigjen serbëve me hartën etnike

"Kosova është Shqipëri"/ Tifozët e Partizanit u kundërpërgjigjen serbëve me hartën etnike

Video-Opinion/ Goci: Shteti nuk mund të kontrollojë futjen e lëndëve të rrezikshme

Video-Opinion/ Goci: Shteti nuk mund të kontrollojë futjen e lëndëve të rrezikshme
















TE FUNDIT

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
3 Nëntor, 2025

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do...

Lexo më shumë

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Nëntor, 2025

Dashi – Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com