Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova nuk më do

2016/09/27 at 10:46 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dibra e Arbrit

Nga Edison YPI

Çikat e Kosovës gjatë bisedave të lira flasin një Shqipe me të lujt menia e kres. Mjaltë e tëra. Muzikë, sinfoni, Shtraus, Danub, Drin, vals. Aq e ëmbël, aq mahnitsëse, është Shqipja e tyre, sa duke e dëgjuar të ndalet fryma. Ndërkohë, Shqipja komunikative mediatike e çikave dhe çunave të Kosovës, një mballosje snobiste e dialektit kosovaresk me Shqipen standarde, është aq katastrofike sa bindem se Kosova, njëra nga gratë e mia më të hirshme, më të hatashme, të cilën prej shekujsh e dashuroj dhe më dashuron, tash sa kohë nuk më do më.

Kosova vend i lirë, do duhej të qeverisej, begatohej e lartësohej në të gjitha nivelet, nga krema e saj, intelektualët e ndershëm që Kosova i ka, të rinjtë e fuqishëm që Kosovës nuk i mungojnë, të shkolluarit mendjendritur ardhur nga aulat e universiteteve të botës. Por Kosova kontrollohet në çdo skutë nga hajnat, dishepujt e kurvit ardhur nga bodrumet e marksiszëm leninizmit që po e bëjnë Kosovën lesh arapi, ekzakt ashtu si shkaut i konvenon, pa Bogdan, Bud, Lasgush, Kadare, Dante, Beethoven, Shekspir, plot me pëllitje arabike imamësh nëpër minare. Prandaj jam i mërzit, dhe uluras; Mua që për Kosovën qaj, Kosova që më ka dash, nuk do me më pa më me sy.
Gaz lotsjellës në Parlament, është një kujë dhe një llahtarë e papërfytyrueshme që nuk duhet të ndodhë kurrën e kurrës në asnjë rrethanë, sado dramatike. Megjithatë ndodh. E meqënse ndodh, për mua që për Kosovën vdes, ka vetëm një kuptim; Kosova mua nuk më do.

Humori televiziv kosovaresk është aq qesharak sa të vjen turp me e pa e me e nigju. Debati televiziv në Kosovë është më gdhë se i Shqipërisë. Komentet e kosovarëve nëpër rrjeta socjale, janë më të trasha se vetë trashësia. Sado ta dua unë, një vend me nivel komunikimi të tillë, nuk mundet me më dash mua.

Përditshmëria e bën televizionin. Televizioni nuk e bën dot përditshmërinë. Kosovarët dhe kosovareshat e pispillosura televizive, vetëm me biseda të sheqerosura, batuta pa kripë, modë, muzikë, kuzhinë, pa asnjë lidhje me faktet e përditshmërisë, pa diell që lind, pa erë që fryn, shi që lag, pa pula që kakarisin, pa gjela që këndojnë, qen që lehin, vrasës dhe të vrarë, rrahës dhe të rrahur, vjedhës dhe të vjedhur, sado të lodhen e përpëliten nuk e bëjnë dot televizionin. Rrjedhimisht Kosova mua nuk më do.
Me ardh në gusht në Durrës me u rrezit pranë detit. Me ndejt në diell aq gjatë sa lëkura me tu përzhit me shpesë se dielli të ka hy në brendësi të mishit dhe deri gushtin tjetër aty do rrijë, keq më vjen ta them, por Ti Kosovë këtë e bën. Domethënë që mua nuk më do. Po të më doje, nuk do ta bëje.

Ti Kosovë bën çdo ditë e më tepër pica, bifteqe hamburgera, për snobat që janë pakicë, dhe çdo ditë e më pak Pasul për kosovarët autentikë dhe për mua që jemi shumicë. Ky është një krim i shëmtuar që, mes tjerash, provon se nuk më do.
U lirua Ura në Mitrovicë. Bukur. Mezi e pritëm. Por shembën Xhaminë. Më mirë të kishin shembur gjysmën e Prishtinës se Xhaminë e vjetër të Mitrovicës. Xhaminë e Tiranës as kurvi nuk guxoi ta preki. Xhamia e vjetër nuk duhej shembur. Kosova nuk më do, prandaj e shembi.

E kam provu me ju afru Xhulietës time Kosovë, natën si Romeo, ditën si Don Juan, në mëngjez si dashuror, në mesditë si gentleman, nëpër ëndërra si Engjull, nga Morini si teptil, nga Maqedonia si patriot kafeneje, nga Luma si luftëtar çiftelie. E pa mundur. Ajo prej grave për të cilën më së shumti digjem ta kem afër t’ja shpreh dashurinë, ta përkëdhel, ta puth, sa më tepër i afrohem, aq më tepër më largohet. Sa herë nisem në Kosovë përfundoj në Myzeqe, Devoll, Dibër, Pukë, Tepelenë, nëpër maja, gërrxhe, përrenj, shkëmbinj, humnera.

Kosova nuk më do. Kosovën nuk mund ta vizitoj. Në Kosovë nuk mund të shkoj. Në Kosovë s’kam çfarë të bëj. Mua që fill pas bombardimeve udhëtova nëpër Kosovë tre dit e tre net me lot në sy, sot në Kosovë nuk ka kush më pret.

Etiketa: Edison Ypikomentkosova

Ju sugjerojmë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve
Bota

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve

21 Tetor, 2025 4:32 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës
Sport

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

21 Tetor, 2025 2:46 pm
Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

21 Tetor, 2025 2:34 pm
Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

21 Tetor, 2025 1:46 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

21 Tetor, 2025 1:15 pm
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kryesore

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

21 Tetor, 2025 12:31 pm
Para
Veprimi që duhet ta bëni çdo mëngjes për të qënë i motivuar gjithë ditën

Veprimi që duhet ta bëni çdo mëngjes për të qënë i motivuar gjithë ditën

Intervista/ Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte ordiner, nuk u dërgua nga CIA

Intervista/ Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte ordiner, nuk u dërgua nga CIA

Trajneri i Atalantës: Portieri? Për momentin titullar mbetet Etrit Berisha

Trajneri i Atalantës: Portieri? Për momentin titullar mbetet Etrit Berisha

TE FUNDIT

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
21 Tetor, 2025

Gjatë diskutimit në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, kryeministri Rama risolli në kujtesë dhe sulmet e...

Lexo më shumë

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve
21 Tetor, 2025

Praga bëhet qyteti i radhës europian që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Vendimi do...

Lexo më shumë

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
21 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama shpërtheu kundër politikanëve britanikë, duke u thënë “që të mbyllin atë dreq goje” kur flasin për emigrantët...

Lexo më shumë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
21 Tetor, 2025

Nëse po kërkoni një arratisje vjeshtore me diell pa fluturimet e gjata, Shqipëria mund të jetë zgjedhja juaj perfekte.Kjo është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com