Një studim i ri, i publikuar këtë javë, bën me dije se Toka dhe objektet e tjera planetare, të formuar gjatë viteve të hershme të sistemit diellor, kanë origjinë të ngjashme kimike, një zbulim ky që është në kundërshtim të ashpër me atë që shkencëtarët kanë besuar për dekada të tëra.
Audrey Bouvier, profesor në Universitetin “Western Ontario”, Kanada, bashkë me disa të tjerë, kanë raportuar se Toka dhe disa objekte të tjera jashtë tokësore, kanë nivele identike fillestare të Neodymium-142.
Neodymium-142 (142Nd) është njëri nga shtatë izotopet e gjetur në elementin kimik neodymium, një metal i cili gjendet me shumicë në koren e Tokës dhe që përdoret për përfitimin e magneteve për përdorim komercial, p.sh. të mikrofonave, dëgjueseve, etj.
Shkencëtarët thonë se Toka evoluoi nga materialet që ishin të ndryshme nga ato që përbënë planetët e tjerë, sikur p.sh. Marsin. Në anën tjetër, Toka ka ngjashmëri të madhe me Hënën, sa i përket përbërjes./bota.al