Një shqiptar i shumëkërkuar u kap ditën e sotme në ishullin e Kretës në Greqi. Shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar akuzohet nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe grabitje të dhunshme.
Ai është Karafil Beqiri 54 vjeç nga fshati Hormovë i Tepelenës, i dënuar në mungesë me 25 vite burg.
Burime nga policia greke bënë të ditur se, fillimisht Beqiri është përpjekur të mashtrojë agjentët duke paraqitur identitet të rremë, por pas verifikimit të gjurmëve të gishtave ai ka pranuar identitetin e vërtetë.