Është rritur në 300 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga përmbytja e anijes së emigrantëve në Detin Mesdhe të mërkurën që lamë pas.
Zyrtarët egjiptianë kanë shpëtuar rreth 160 të mbijetuar nga anija e përmbytur këtë të mërkurë.
Nuk dihet ende për fatin e 150 njerëzve të tjerë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim.
Midis të pajetëve, janë 10 gra dhe një foshnjë, duke çuar numrin e emigrantëve që janë mbytur deri më tani në Mesdhe në 3.500.
Por, numri i përgjithshëm i emigrantëve të mbytur në vitin 2016 pritet të rritet dhe ta kalojë shifrën e vitit 2015, ku u mbyten 3.771, e që është numër rekord deri më tani.