Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flutura Açka: Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në shkretëtirë

2016/09/24 at 1:54 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flutura Açka ironizon Tahirin: Erë hashashi në Dhërmi, cubi i jugut thotë se po e lufton

Nga Flutura Açka

Të zgjohesh një të shtunë larg, dhe ta gjesh Atdheun tënd të shqyer tejkanatësh në katër faqe shkrim të gazetës më të madhe holandeze NRC, është trishtuese. Pse ikin shqiptarët nga Shqipëria? Pse të rinjtë nuk duan të rrinë më? Dhe prej tani, pasi të vërshojnë plehrat e votuar nga ‘kryeplehrat’, do të marrin arratinë të gjithë. Do të mbeten atje vetëm arkitektët e kësaj lëngate të madhe.

“Zonjë, përse ti je kaq e trishtuar për Atdheun tënd? Përse je e pakënaqur nga kryeministri yt?”, më pyeti gazetarja.

“Sepse ai, për shkak të moshës dhe shumë gjëra që na lidhin, të një brezi që jetoi mes diktaturës dhe demokracisë, si artist, si njeri që dikur (kur ishte zog i lirë) e kam lexuar me endje, më ka zhgënjyer më shumë se kushdo. Sepse për shkak të gjithë kësaj përbashkësie që kishim, më vrau shpresën. Sepse duke patur moshën time, ai më ka bërë edhe mua, dhe brezin tim, pjesë të zullumeve të tij dhe të kësaj paaftësie për të bërë një Shqipëri dinjitoze, për të cilën dua të ndihem krenare. Dhe ç’është më e keqja, helmoi edhe ata që pretendojnë të vijnë pas tij. Kjo më trishton më shumë se gjithçka. Unë nuk kam asgjë personale me të, por me modelin e tij, tek i cili shpresova. Vonë e kuptova se lufta e tij nuk ishte për të bërë një Atdhe më të mirë, por thjesht turr për te ëndrra e tij për të rigjetur jetën dhe privilegjet e dikurshme. Sepse ai, dhe bastardë si ai që ky vend prodhoi me tepri, e ktheu Shqipërinë time të bukur nga një lëndinë të virgjër, në një shkretëtirë të pashpresë.”

Baladë për lëndinën e virgjër

Me farë guri
ia zuri t’amblin lëndinës së virgjër
që priste birin ta donte.
Por ngjyer tiranie boja jote,
lakmusit të humorit njerëzor
ia ndërroi ngjyrën
ia zbari shijen
ia helmoi tokën
ia zuri frymën.

Me ç’materie të prishur,
mbushur silikoni i kafkës tënde
ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,
që veç thyejnë e shqyejnë
thërrmojnë e ngjyejnë
shpëlajnë e lyejnë
durimin tonë.

Ti kamikazi cullak,
me skeptrin e thurur
për dramën e lavdisë së rreme
me gishtërinj thonjëthyer
lëviz tani
marionetat e serive plastike
prodhuar nga e njëjta amë
pellgaçeve hidhëse të Ferrit.

Në zgrofin tënd të humnertë,
të vegjëlit të duken edhe më të vegjël.
Të paaftat coftina,
robërit plastelina,
rehatur n’pupla të shtrojnë.
Atje, në orgazëm pushtetore po kalon ngadalë,
në lavditë tënde ‘planetare’
tek skicon me shije mundimi,
tonën lungovarre.

Utrecht, 24 shtator 2016

gazeta

Etiketa: ackaramashkretetireshqiperia

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Edi Rama administron facebook-un e Elvis Rroshit

Foto/ Kjo është pergjigja e aktores ndaj kryeministrit Rama që po bën xhiro në rrjetet sociale

Gjenden 50 koktej molotovi, dyshohet se do hidheshin në protestë

Kosovë: Kapen 28 prostituta shqiptare, arrestohen 3 tutorë

Tahiri: Miku i Bashës tentoi të kalonte 130 kg drogë nga Durrësi

Tahiri: Miku i Bashës tentoi të kalonte 130 kg drogë nga Durrësi

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com