Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Renditja sipas llojit të të ardhurave për 2015/ Ja deputeti i Kuvendit të Shqipërisë që fiton më shumë

2016/09/24 at 12:02 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ja kush largohet me ligjin e dekriminalizimit!

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me situaten e fundit ne vend. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Open Data Albania ka publikuar ditën e sotme të dhënat në lidhje me të ardhurat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2015.


Ashtu sicc kohë më parë kishte paralajmëruar, në hulumtimin e ODA është realizuar renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015.

Referuar të dhënave të ODA, deputeti socialist Anastas Angjeli, rezulton të jetë më i paguari. Angjeli ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë dhe, të ardhura nga mësimdhënia në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.

Ndërsa, njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit. Pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar

 

DEKALRATA E OPEN DATA
AIS (ojf) ka përgatitur dhe po publikon në portalin Open Data Albania artikullin me titull: Deputetët, të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit Viti 2015 Renditje. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikënPara dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturat bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).

Renditjen sipas kategorive të detajuar ju mund ta gjeni tek artikulli i ODA, ku mund të bëni dhe tërheqje në versionin Excel. Të dhënat për secilin deputet janë në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, po aty mund të gjeni deklarime për Ministra, Kryebashkiak, Drejtues të Institucioneve të Pavarura, Gjyqtar të lartë dhe të tjerë funksionar të lartë publik.

  • Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti AnastasAngjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.
  • Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit. Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.
  • Njëmbëdhjetë Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milion lekë me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim.
  • Anastas Angjeli dhe Edlira Cekrezi janë deputetët e vetëm që deklarojnë Të ardhura si Këshilltarë apo Anëtarë Bordeshpër vitin 2015.
  • Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është deputeti Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë. Zonja Liljana Elmazi dhe zoti Genc Ruli pasojnë listën.
  • Dyzetë deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj me 25.7 milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht 13.3 milionë lekë. Pesëmbëdhjetë deputet rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat e pagës pranë kuvendit.
  • Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset. Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë 56 mijë dollarë amerikan nga një biznes në SHBA dhe Dashamir Peza deklaron të ardhura nga biznesi prej 2.4 milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.
  • Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura. Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi mban vendin e dytë në renditje me dy milion lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike. Këtë vit kryeministri e ka lenë pas Blushin.
  • Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën 125 574 (njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër ) dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familja Dokle.
  • Sa i takon pagave për bashkëshortët apo partnerët lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhacka zoti Artan Gaçi, njëkohësisht deputet, dhe pason me zotin Florion Mima e zonjën Mimoza Hafizi. Kryeministri mban renditjen me numër 14 sa i takon të ardhurave nga bashkëshortët e deputetëve, duke u renditut disa deputetëve pas anëtarëve të grupit të tij parlamentar si Anasatas Angjeli, Olta Xhacka, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiu apo Taulant Balla.
    •Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për deputetët e Kuvendit. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore. zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori. Në këtë renditje na shfaqet edhe çifti o deputetëveMeta dhe Kryemadhi, renditur në pozicionin numër tetë, të cilët kanë deklaruar gjatë vitit 2015 hyrje në llogari për një shitje apartamenti të realizuar që në vitin 2014.
  • Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Dade, Ruci, Baraj, Shalsi, Xhafaj dhe Brace kanë përfituar të ardhura nga njëVendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.
    Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha.

Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2015, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2015 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me pasuri të shtuara gjatë vitit 2015 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga deputetët. Të detajuara këto të dhëna për secilin deputet janë në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania. Po aty ju mund të gjeni deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Deputet dhe Funksionar të tjerë të lartë. Gjithashtu tabelat me renditje për të gjithë Deputetët mund të shkarkohen në versionin Excel.

Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429lekë në mua, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet.

 

Etiketa: deputetetlistaradhate ardhurat


Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
E pazakontë/ Një person lëviz me një kufomë në rrugët e Tiranës

E pazakontë/ Një person lëviz me një kufomë në rrugët e Tiranës

Furgoni me pasagjerë përplaset me veturën

Furgoni me pasagjerë përplaset me veturën

Refugjatët/ Rama në Vjenë, mblidhet samiti për mbrojtjen e kufijve të BE

Refugjatët/ Rama në Vjenë, mblidhet samiti për mbrojtjen e kufijve të BE
















TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com