Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokëdhima: Mafia e plehrave ka një projekt për Shqipërinë, më kërkojnë 5 milion euro në Itali

2016/09/24 at 10:37 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokëdhima kërkon llogari në grup: Pse më dërguat në Kushtetuese

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka deklaruar gjatë një interviste se ajo që bëri Edi Rama me ligjin për importin e mbetjeve do të ketë kosto shumë të larta për të majtën e bashkuar gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Ndërkohë, Kokëdhima denoncoi përpjekjet e mafies ndërkombëtare për ta kthyer Shqipërinë në një kazan gjigant të plehrave të Evropës, përpjekje të cilat sipas tij vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

“Ka pasur projekte ndër vite për ta kthyer Shqipërinë në një vend depozitimi. Ka pasur një përpjekje në vitin 2004 për të ngritur një impiant në Kashar. Situata, niveli i institucioneve dhe aftësia e tyre i japin akoma më shumë të drejtë shqetësimit të shoqërisë civile”, u shpreh politikani Kokëdhima, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Turjan Hyskaj, për këtë çështje në emisionin “Oktopod”.

Më tej, ai vlerësoi se për mënyrën dhe kohën kur u bë, ligji që mundësoi importin e mbetjeve, është i panevojshëm. “Ky ligj është i panevojshëm për mënyrën dhe kohën si u bë. Është një kosto e pamerituar për PS-në dhe socialistët kalimi i këtij ligji. Unë e kam shpjeguar edhe këto ditë. Ligji për importin e mbetjeve nuk ka asnjë lidhje organike me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Nëse qeveria do të bëjë një ligj për importin e mbetjeve duhet ta bëjë të veçantë dhe jo ta përziejë me ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, që është problem i shëndetit dhe i jetëve tona”, nënvizoi Kokëdhima.

Kokëdhima, gjithashtu, përmendi gjatë kësaj interviste edhe faktin se ai ka qenë gjithmonë pjesë e luftës për të mos lejuar importin e mbetjeve, pavarësisht se nga cila qeveri është tentuar ai.

“Kam qenë gjithmonë pjesë e kësaj lufte, jam edhe sot në gjyqe, në shkallën e dytë në Romë, ku biznesi i dëmtuar nga mosimporti më ka paditur dhe kërkon 5 milionë euro. Sipas tyre ne nuk kishim të drejtë të mbronim të drejtën dhe tokën tonë. Nuk ka mbaruar përpjekja e mafias për të depozituar në Shqipëri mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme”, tha eksponenti i lartë socialist dhe ish miku i ngushtë o kryeministrit i cili sot ndan një mendim krejtësisht të ndryshëm.

“Ligji kaloi, por kjo çështje nuk ka mbaruar. Shoqëria dhe ambientalistët nuk do të ndalojnë. Unë do t’i mbroj dhe gjithmonë kam dhënë mendimin për këtë çështje”, paralajmëroi Koço Kokëdhima.

Etiketa: Kokedhimaplehratprojekti

Ju sugjerojmë

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
Bota

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

7 Gusht, 2025 10:36 pm
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Life Style

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

7 Gusht, 2025 10:14 pm
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

7 Gusht, 2025 9:39 pm
Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
Bota

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

7 Gusht, 2025 9:16 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

7 Gusht, 2025 8:37 pm
Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
Aktualitet

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

7 Gusht, 2025 8:21 pm
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

7 Gusht, 2025 8:15 pm
Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
Bota

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

7 Gusht, 2025 7:34 pm
Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
Bota

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

7 Gusht, 2025 7:01 pm
U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
Kronikë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

7 Gusht, 2025 6:17 pm
Para
Foto/ Vriten tri gra dhe plagoset një burrë në një qendër tregtare në SHBA

Ky është personi që vrau katër femra në SHBA

Pyetjet “bombastike” që do t’i bëjë Ermal Mamaqi sonte Sali Berishës

Pyetjet “bombastike” që do t’i bëjë Ermal Mamaqi sonte Sali Berishës

Djali i David Beckham në një lidhje të re?

Djali i David Beckham në një lidhje të re?

TE FUNDIT

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
7 Gusht, 2025

Ministri i informacionit të Libanit tha të enjten se kabineti kishte miratuar objektivat e propozimit të SHBA-së për çarmatosjen e...

Lexo më shumë

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
7 Gusht, 2025

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
7 Gusht, 2025

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Lexo më shumë

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
7 Gusht, 2025

Hamasi dënoi sot deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli synon ta ketë të gjithë Rripin e Gazës nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com