Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga avioni i drogës tek ligji i plehrave, cilat qenë ngjarjet më të nxehta të javës 

2016/09/23 at 3:49 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga avioni i drogës tek ligji i plehrave, cilat qenë ngjarjet më të nxehta të javës 

Ulja e avionit në Ishëm


Mëngjesin e 15 Shtatorit një avion i vogël është ulur në fshatin Gotull të Ishmit, ndërsa policia ka konstatuar se mjeti kishte pësuar dëmtime gjatë momentit të uljes.

Piloti i avionit, shtetasi italin Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, ka treguar fillimisht se ishte nisur nga  Bari për një udhëtim turistik dhe duke fluturuar mbi det ka konstatuar një defekt që e ka detyruar të ulet në zonën ku edhe është dëmtuar.

Pas akuzave të opozitës se mjeti kishte ardhur për trafik të narkotikëve, i pyetur nga prokuroria piloti ka pranuar të bashkëpunojë duke u shprehur se ishte porositur nga trafikantë shqiptarë për të kryer transportin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, kundrejt një shume prej 20 mijë eurosh.

Piloti është liruar dhe mbahet në një vend të veçantë, tashmë në kushtet e një bashkëpunëtori të drejtësisë.

 

 avioni

 

Vdekja e gruas shtatzënë dhe foshnjës së saj 

Një grua shtazënë dhe foshnja që ajo priste të lindte, kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit në maternitetin Koço Gliozheni.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike, familjarët e 35 – vjeçares Aida Cajka nga Paskuqani kanë akuzuar mjekët e maternitetit për vdekjen e saj, që sipas tyre erdhi si pasojë e sorrollatjeve nga njëri spital në tjetrin dhe mungesa e oksigjenit.

Ata kanë treguar se  gruaja nuk është mbajtur në maternitet, por është përcjellë drejt qendrës spitalore “Nënë Tereza”, pa iu dhënë asnjë ndihmë, ndërsa kjo e fundit e ka dërguar dërguar në senatorim. Senatoriumi e ka kthyer serish ne maternitet, ku nëna e dy fëmijeve, humb jetën, teksa priste të lindte fëmijën e saj të tretë, si pasojë e çarjes së shpretkës. Pas akuzave te familjarëve, prokuroria ka nisur hetimet, ndaj tre mjekeve të maternitetit Koço Glizoheni, ndërsa janë ndaluar dy prej tyre.

  vellai

Ne foto: Vellai i Aida Cajka

PD çon në kushtetuese ligjin e vetingut 

Ligji i vetingut, si pjesë e rendesishme e reformës në drejtësi, ka hasur sërish në ngërç. Partia Demokratike ka pohuar se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj vetëm  një ditë pas hyrjes së tij në fuqi. Sipas kësaj partie, ligji i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka probleme thelbësore me Kushtetutën.

Sipas ekspertëve demokratë, ky  ligj, është një instrument i ndryshëm nga ajo që është rënë dakord në Kushtetutë dhe qëllimin e ka vetëm që të kapë Gjyqësorin. Nga ana tjetër, përfaqësuesit demokratë shtojnë se këtë version të ligjit që është miratuar nuk e ka parë as Komisioni i Venecias, sic ka bërë edhe në të shkuarën.

pd 

Kuvendi ritkhen ligjin e importit të mbetjeve 

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar mesditën e 21 Shtatorit projektligjin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pas propozimit të bërë nga deputetet Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni në Qershor të këtij vitit.

Sipas deputetëve inicues për këtë projektligji, nevoja e lindjes së tij ëstë e lidhur ngushtësisht me fatin e konpanive ricikluese, të cilave u mungon lënda e parë në vend dhe rrezikojnë falimentin, ndërkohë që do të ndalohet importimi i mbetjeve për magazinim dhe djegie e  dpo të importohen vetëm mbetje jo te rrezikshme të dedikuara për riciklim.

Mbrëmjen e 22 Shtatorit, ligji ka ka kaluar në kuvend, ku është miratuar me 63 vota pro, pavarësisht protestave kundër të shoqërisë civile, për imapktin negativ në mjedis.

Sipas këtij ligji, “Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve, që destinohen për incinerim, ndërkohë që pas nenit 48, shtohet neni 49 , që thotë se, Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet, jo të rrezikshme, të ngurta, të listës së gjelbër, si lëndë e parë sekondare për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë

Në bazë të këtij projekligji, importi i mbetjeve kryhet vetem në tri pika doganaore që kapacitetet teknike dhe njerëzore për monitorimin e tyre dhe përcaktimi I këtyre pikave do të bëhet  nga ministri përgjegjës për Financat dhe ministri përgjegjës për Mjedisin.

Importimi mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të ministrit.

Në draftligjin e miratuar është shtuar një nen i cili parashikon që importit do të lejohet vetëm nëse kompanitë provojnë se nuk ka lëndë të parë për riciklim në vend.

Sipas projektligjit, Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve, që lejohen të importohen.

 

kuvendi-i-shqiperise1



Ju sugjerojmë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Para
Armando Sadiku i dëmtuar, ja çfarë thonë mjekët 

Armando Sadiku i dëmtuar, ja çfarë thonë mjekët 

Vetëvritet djali i aktores së njohur

Vetëvritet djali i aktores së njohur

Grida Duma: Edi Rama të kërkojë hetim për vdekjen e Pëllumb Marnikollit në  Greqi

Ja çfarë nxjerr ekspertiza për shqiptarin që vdiq në policinë greke
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
3 Shtator, 2025

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se...

Lexo më shumë

Plazhet më të pistë në Shqipëri

Plazhet më të pistë në Shqipëri
3 Shtator, 2025

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje...

Lexo më shumë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
3 Shtator, 2025

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com