Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e Shoqatës së Bashkive: Qeveria nuk jep fonde për Bashkitë e djathta

2016/09/21 at 7:37 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuzat e Shoqatës së Bashkive: Qeveria nuk jep fonde për Bashkitë e djathta

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me krerët e bashkive të djathta në vend. Pas mbledhjes së zhvilluar në Vorë, kryetarja e shoqatës, Voltana Ademi akuzoi qeverinë se nuk jep fonde për bashkitë e majta. Ajo tha se Bashkia Shkodër nuk ka marrë asnjë fond për projektet e saj.


Njoftimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë:

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kundërshton në vazhdimësi politikat dhe qëndrimet e qeverisë qendrore ndaj pushtetit vendor në tërësi dhe bashkive të djathta në veçanti. Ky qëndrim u konsolidua në mbledhjen e Komitetit të Drejtues mbajtur sot më 21 shtator 2016 me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive anëtare. Diskriminimi vazhdon në mënyrë të pandryshueshme me përzgjedhjen e projekteve të investimeve nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, mekanizëm i kontrolluar nga qeveria, i cili në mbledhjen e tij të shtatë të datës 19 shtator tregoi dhe njëherë se këto fonde ndahen tërësisht mbi kritere politike dhe jo teknike apo nevojave të bashkive. Ndërkohë që bashkitë e majta kanë përfituar tashmë nga 4­5 projekte në një thirrje, bashkitë e djathta që kanë dorëzuar 4­5 projekt­propozime nuk kanë përfituar asnjë dhe nuk marrin ansje pergjigje për statusin e projekteve te tyre. Në takim gjithashtu u nenvizuan çështje të tjera të hasura në të gjitha bashkitë dhe që kërkojnë vëmendje të menjëhershme si përshpejtimi në praktikë i ushtrimit të funksioneve të reja ku veçojmë kopshtet dhe çerdhet, sistemi i kanalizimeve dhe kullimit, zjarrëfikset, por dhe funksione si administrimi i pyjeve dhe kullotave, ujësjellësat , etj.

Këto çështje lidhen drejtpërdrejt me zbatimin efikas dhe në kohë të reformës administrative dhe legjislacionit të miratuar në kuadër të saj. Vazhdon të ketë jo vetëm pengesa dhe vonesa të zbatimit të legjislacionit por dhe mungesa të akteve nënligjore që do të plotësonin kuadrin e plotë të reformës. Më konkretisht, nga transferimi i punonjësve të arsimit parashkollor (kopshtet e fëmijëve), edukatorë dhe punonjës në Qendrat Kulturore të Fëmijëve, shërbimeve mbështetëse në arsimin bazë, arsimin 9­ vjeçar problem mbetet mungesa e fondeve të plota për pagat dhe sigurimet shoqërore për personelin e transferuar, fonde të pa akorduara akoma. Bashkitë janë përballur me vonesën e shkaktuar në transferimin e këtij funksioni, për shkak të vendimarrjes dhe nxjerrjes me shumë vonesë të akteve normative dhe udhëzimeve përkatëse për transferimin në pronësi të aseteve dhe invetarëve. (VKM nr. 366, datë 13.05.2016).

Deri në fund të muajit qershor 2016 (VKM 433 8.06/2016), nuk ka patur asnjë akt normativ apo ligjor për administrimin e pyjeve. Kjo ka sjellë problematika përsa i përket ushtrimit të funksioneve të kontrollit, vrojtimit dhe menaxhimit të pyjeve për nevoja tek të gjitha Bashkitë. Në transfertën specifike të vitit 2016, janë transferuar fondet minimale për rrugët rurale. Këto fonde janë tërësisht të pa mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor rural. Gjendja e rrugëve është mjaft e keqe dhe fondet minimale, shpesh as sa një e treta e fondeve që përfitonin këto territore, sot nuk janë në dispozicion të Bashkive. Njëkohësisht, fondet specifike të akorduara vetëm për paga dhe sigurime shoqërore për personel të reduktuar, pa u shoqëruar me investime janë të mjaftueshme, për të mos thënë që nuk plotësojnë nevojën që Bashkitë kanë. Bashkitë, në zbatim të VKM­se nr 63, datë 27.01.2016 “ Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin me ujë” kanë ngritur grupet e punës

për marrjen në dorëzim të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese të Ujësjellësave. Por, procesi i transferimit të ujësjellësave akoma nuk ka përfunduar. Në shumë Bashki ky proces edhe pas një viti është gjysmak, i pa përfunduar, i pa koordinuar, i pa kontrolluar. Duke qenë i tillë ka sjellë problematika të mosfurnizimit me ujë të pijshëm, keqpërdorim të aseteve publike, vjedhje apo zëvendesim arbitrar dhe të pa kontrolluar. Vonesat kanë përballuar administratat e bashkive të reja me popullatën duke krijuar kaos dhe shpesh situata që janë zgjidhur në emergjencë, por aspak në kushte normale pune. Për gjithë këtë problematikë, Kryetarët e bashkive parashtrojnë sugjerimet dhe kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë. Nga veprimtaria e deritanishme me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, kryetarët vazhdojnë të jenë të bindur se ky mekanizëm nuk duhet të ekzistojë më bazuar dhe në absurditetin që ky mekanizëm mbart, ku bashkitë konkurrojnë për fonde për funksionet e tyre. Shuma e akorduar në këtë Fond duhet tu shpërndahet direkt 61 bashkive në totalin e granteve të pakushtëzuara duke filluar nga viti 2017. Garantimin e mbështetjes së nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara pas reformës administrativo­territoriale në respekt të parimit të mjaftueshmërisë financiare sanksionuar në Kushtetutë dhe Ligjin 139/2015.

Ndarjen e transfertave dhe fondeve për investime, bazuar në kritere objektive dhe renditjen prioritare të nevojave të Bashkive, bazuar në kushtet ekonomike, në nevojat e infrastrukturës, per nje zhvillim të integruar duke respektuar kriteret ligjore të shperndarjes së burimeve financiare mes njësive të vetëqeverisjes vendore; Marrjen menjëherë të masave të nevojshme që Bashkitë, Njësi të qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi, të funksionojnë normalisht, sipas ligjit, duke shlyer detyrimet e mbartura nga ish njesitë administrative (ish komunat), për të garantuar kryerjen e shërbimeve bazë publike për popullatën përkatëse për periudhën tranzitore; Konsultimin me Bashkitë për sa i përket analizimit të mjaftueshmërisë dhe stabilitetit të burimeve financiare të tyre për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Dhe pse ka pasur përpjekje, ende nuk është finalizuar puna për hartimin dhe miratimin e Ligjit “Për financat vendore”, i cili do t’i jepte zgjidhje shumë problemeve të sistemit të financimit të qeverisjes vendore./Panorama



Ju sugjerojmë

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë
Rajoni

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

17 Gusht, 2025 10:29 am
Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe
Rajoni

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe

17 Gusht, 2025 10:10 am
Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan
Rajoni

Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan

17 Gusht, 2025 9:43 am
Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur
Bota

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur

17 Gusht, 2025 9:41 am
Fier/ Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte, terreni vështirëson zjarrfikëset
Aktualitet

Rrogozhinë, ndezi zjarr në tokën e tij dhe dogji…/ Pranga 31 vjeçarit

17 Gusht, 2025 9:38 am
“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
Bota

Në pritje të takimit Trump–Zelensky/ Liderët europianë sot konferencë për Ukrainën

17 Gusht, 2025 9:35 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn të Premten

17 Gusht, 2025 9:01 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Refuzimi i Rusisë për armëpushim e vështirëson situatën

17 Gusht, 2025 8:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Aktualitet

E rëndë në Malësinë e Madhe, 81 vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu. (Detajet)

17 Gusht, 2025 8:35 am
Reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit sot, 17 gusht 2025
Aktualitet

Reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit sot, 17 gusht 2025

17 Gusht, 2025 8:29 am
Para
Nëse ai vepron kështu… ju dashuron

Nëse ai vepron kështu... ju dashuron

Tersi i Flori Mumajesit…

Foto/ Ja si dukej Mumajesi në rininë e tij...

A do i mbijetojë Bashkimi Europian, rënies së Angela Merkelit?

A do i mbijetojë Bashkimi Europian, rënies së Angela Merkelit?
















TE FUNDIT

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë
17 Gusht, 2025

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga...

Lexo më shumë

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe
17 Gusht, 2025

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete. Ministri i Brendshëm serb,...

Lexo më shumë

Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan

Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan
17 Gusht, 2025

Një aksident ku janë përfshirë 6 automjete ka ndodhur në Gjilan, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona. Zëdhënësi i...

Lexo më shumë

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur
17 Gusht, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 .0 të Shkallës Rihter goditi këtë mëngjes Sulawesin qendror në Indonezi, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com