Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Policia në vendin e ngjarjes bën të ditur se “mjeti me targa TR 1237 P drejtuar nga shtetasja B.Balla, 32 vjeçe, banuese në fshatin Rrajcë, është përplasur me mjetin me targa KO 42 72 B, drejtuar nga shtetasi L. T, 37 vjeç, banues në Korçë”.
“News24” shkruan se viktima Astrit Balla udhëtonte në makinë me kunatën e tij, shtetësja B.B, 32 vjeçe, e cila drejtonte edhe mjetin.
Mësohet se të dy ishin nisur nga Rrajca në Prrenjas për të blerë librat e fëmijëve, por përplasja kokë më kokë me një mjet tjetër me targa të Korçës, ka qënë fatal për 39-vjeçarin Astrit Balla, i cili rezulton të jetë edhe vëllai i kryetarit të njësisë administrative Rrajcë.
Sakaq, sipas policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy mjetet.
NJOFTIMI I POLICISE
Njoftohemi se sot më datë 19. 09. 2016, në aksin rrugor Qaf – Thanë Librazhd, mjeti me targa TR 1237 P drejtuar nga shtetasja B.B, 32 vjeçe, banuese në fshatin Rrajcë, është përplasur me mjetin me targa KO 42 72 B, drejtuar nga shtetasi L. T, 37 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë e përpasjes, ka gjetur vdekjen shtetasi A. B, 39 vjeç, banues në Rrajcë, i cili ishte pasagjer në mjetin me targa TR 1237 P si është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit me targa KO 4272 B shtetasi L.T dhe pasagjerja shtetasja P.V, 26 vjeçe, banuese në Korçë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jeten.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.