Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flasin familjarët e gruas shtatzënë: Vdiq nga sorrollatja e mjekëve

2016/09/17 at 4:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flasin familjarët e gruas shtatzënë: Vdiq nga sorrollatja e mjekëve

Familjarët e gruas shtatzënë që vdiq dje bashkë me foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” akuzojnë mjekët për ngjarjen, duke thënë se ata nuk e kanë diagnostikuar në kohë dhe i kanë sorollatur pa i dhënë ndihmë.


Kunati i viktimës, Urim Çajka, dhe vëllai i saj, Fation Omuri, kërkojnë zbardhjen e shkaqeve të vdekjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të mjekëve e infermierëve për mjekim të pakujdesshëm e neglizhencë.

Ndërsa tregojnë të gjitha sorollatjet që u janë bërë nga spitali në spital dhe sipas tyre edhe fshehjen e ngjarjes, duke mos u treguar se 35-­vjeçarja Aida Çajka kishte vdekur. Gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”, kunati dhe vëllai i viktimës tregojnë veprimet që janë bërë gjatë gjithë natës, që nga momenti kur e dërguan në maternitet, lëvizjet nëpër spitalet e tjera e deri sa mësuan se ajo kishte ndërruar jetë.

 

viktima

Kur jeni nisur nga shtëpia në drejtim të spitalit?

Kunati: Diku rreth orës 21:00­21:30 të mbrëmjes së djeshme (të enjtes) ajo pati komplikacione në shtëpi. Nusja e vëllait ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe kishte probleme, ishte shumë sëmurë. Për pasojë e nisëm menjëherë drejt maternitetit “Koço Gliozheni” dhe rruga as 10 minuta nuk na zgjati, pasi edhe semaforët nuk i respektuam, për shkak të gjendjes së rëndë të saj.

Erdhët direkt te materniteti “Koço Gliozheni”?

Kunati: Po këtu. E zbritëm nga makina dhe shkuam direkt tek urgjenca, por urgjenca ishte e mbyllur. Kemi pritur fiks 20 minuta që të na e hapnin derën e urgjencës. Një infermiere na e hapi derën dhe aty kunata ime nuk kishte as stol për t’u ulur. Ajo kishte të vjella dhe ne po e mbanim nga krahët. Infermierja mori dikë në telefon, me shumë mundësi një doktoreshë dhe i thotë që të vinte shpejt, sepse kishte një paciente aty dhe nuk po i duronte dot të vjellat. Pas gjysmë orë aty vijnë dy mjekë, një doktoreshë dhe një doktor. E futën  brenda dhe e pyesnin se ku i dhemb. Por ajo kishte komplikacione dhe ndoshta nuk e kuptonte. U thoshte se kishte dhimbje në krahun e majtë. Dhe këta thonë direkt: “Nuk është për ne, është për në QSUT”.

Nuk i bënë ndonjë ekzaminim paraprak?

Kunati: Asnjë lloj ekzaminimi nuk i bënë. Mua më nxorën jashtë dhe e mbajtën 10 minuta kunatën aty brenda, sepse ajo ishte në gjendje që të komunikonte. Kur doli, e pyeta se çfarë i bënë dhe më tha që asgjë. Nuk e kishin parë as për fëmijën se si e kishte. E pyeta doktoreshën se si ishte bebja. Më tha që është shumë normal. Me tha që ka probleme me zemrën. Shkuam te QSUT dhe edhe atje na thanë që nuk ishte për aty, duke na çuar te Sanatoriumi. Edhe te Sanatoriumi e njëjta histori, na kthyen prapë te materniteti ku ishim në fillim. Kunata sa vinte e përkeqësohej. Këtu pastaj ndodhi ajo që ndodhi, madje edhe vëllain e kunatës erdhi e mori Policia, se u ankua spitali.

Si ndodhi që ju shoqëruan në Polici?

Vëllai: Unë erdha sapo më lajmëruan se motra ishte sëmurë. Ndërsa këtu, në orët e para të mëngjesit, pasi na thanë që foshnja ishte gjallë dhe futën motrën në sallë, nuk po na jepte askush përgjigje. Unë isha në ankth, doja të mësoja ndonjë gjë se çfarë po bëhej. Pyesja infermierë, doktorë, askush nuk më kthente përgjigje. Në një moment i rashë derës. Po mesa duket i rashë fort dhe u thye xhami. Motra ime vdiq nga sorollatja, nga neglizhenca e mjekëve dhe infermierëve, nga vonesa për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Do të bëjmë kallëzim në Prokurori për këtë që ndodhi.

vellai

Etiketa: Gruaja shtatzenevdiq me foshnjen


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Kanabisi, “mollë sherri” mes Bashës dhe Tahirit: replika të ashpra në FB 

Kanabisi, "mollë sherri" mes Bashës dhe Tahirit: replika të ashpra në FB 

Mbështetësit e Donald Trump fushatë në Shqipëri? 

Mbështetësit e Donald Trump fushatë në Shqipëri? 

Përmbytet Selman Stërmasi, shtyhet ndeshja Tirana-Kukësi 

Përmbytet Selman Stërmasi, shtyhet ndeshja Tirana-Kukësi 
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com