Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikanët dhe gjyqtarët shqiptarë humbasin shtëpitë nëse fshehin paratë e “pista”

2016/09/17 at 9:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Politikanët dhe gjyqtarët shqiptarë humbasin shtëpitë nëse fshehin paratë e “pista”

Ngushtohet laku për funksionarët dhe ish-funksionarët, të cilët kanë përvetësuar paratë e shqiptarëve dhe pasuritë publike, me anë të praktikave korruptive. Deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, drejtorëve dhe ish-drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të cilët kanë shpërdoruar apo fshehur paratë e korrupsionit, do t’u konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, me vlerë ekuivalente.
Kështu parashikon ligji i ri anti-mafia, i hartuar nga misionet e SHBA-BE në Tiranë, bazuar në rekomandimet e PAMECA.


Drafti i zbardhur nga Shqiptarja.com, ndër të tjera, parashikon që, nëse personi kundër të cilit propozohet masa e konfiskimit, shpërndan, transferon, shpërdoron, fsheh ose zhvlerëson pasuritë për të shmangur ekzekutimin e masës së sekuestrimit ose konfiskimit të pasurisë, sekuestrimi dhe konfiskimi kanë si objekt paratë ose çdo pasuri tjetër me vlerë ekuivalente. E njëjta procedurë do të zbarkohet edhe kur pasuritë nuk mund të konfiskohen sepse përpara sekuestrimit ato i transferohen në mënyrë legjitime palëve të treta në mirëbesim. Pra, nëse zyrtari apo ish-zyrtari i ka kaluar paratë apo shtëpitë e paligjshme në emër të një miku të besuar, me procedura të rregullta, subjektit do t’i konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, në emër të tij. Drafti synon të mbyllë çdo hapësirë dhe mundësi shpëtimi për pushtetarët që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Drafti adapton modelin italian në Shqipëri, i cili parashikon sekuestrimin e pasurive në mënyrë të pavarur nga dënimi penal.

Barra e provës

Masa e konfiskimit urdhërohet pas kryerjes së hetimit dhe dëgjimit të konkluzioneve të prokurorit dhe palëve të paraqitura në gjyq. Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi. Personat kanë barrën për të justifikuar që të gjitha veprimtaritë dhe pasuritë e sekuestruara, të poseduara, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, janë fituar në mënyrë të ligjshme. Po ashtu, personat e parashikuar në ligj kanë barrën e provës për të treguar që pasuritë e konfiskuara janë pronë e tyre ekskluzive dhe nuk janë në pronësi indirekte të personave të tjerë, të parashikuar në ligj.

Qëndrimi i BE

Rezoluta e Parlamentit Europian e 25 tetorit 2011, që synon të rrisë rolin e masave parandaluese kundër pasurisë, i bëri thirrje Komisionit Europian që të paraqesë një direktivë kuadër për procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave të krimit dhe korrupsionit, dhe të zhvillojë rregullat për përdorimin e efektshëm të instrumente si konfiskimi i shtrirë dhe “konfiskimi jo ndëshkues”, të shtjellojë rregullat në lidhje me zbutjen e barrës së provës mbi të pandehurin ose autorin e një vepre të rëndë në lidhje me krimin e organizuar dhe konfiskimin e pasurive në zotërim të palëve të treta, që duket se i referohet përvojës Italiane me masat parandaluese kundër pasurisë. Këto parime janë konfirmuar edhe në Rezolutën e Parlamentit Europian më 23 tetor 2013 në lidhje me rekomandimet dhe masat e marra për të trajtuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Për rrjedhojë, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë miratuar në prill 2014 Direktivën e BE-së 2014/42/EU për ngrirjen dhe konfiskimin e mjeteve dhe të ardhurat e krimit.

Administratori i pasurisë së sekuestruar

Gjykata, në vendimin e sekuestrimit të pasurisë, cakton, gjithashtu, nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara një a më shumë administratorë. Agjencia vë në dispozicion të gjykatës lisën e administratorëve, me persona të punësuar ose të autorizuar prej saj, të paktën një herë në vit dhe tregon kriteret e caktimit të tyre. Administratori ka për detyrë të ruajë dhe të administrojë pasurinë e sekuestruar. Gjithashtu, ai ka për detyrë të rrisë, nëse është e mundur, vlerën e këtyre pasurive. Administratori, i caktuar me vendim gjykate për ekzekutimin e masës së sekuestrimit dhe për administrimin e sendit, paraqet çdo kërkesë të nevojshme pranë prokurorisë, shërbimit përmbarimor apo çdo institucioni tjetër shtetëror. Gjykata, edhe kryesisht, mund ta shkarkojë administratorin nga detyra, në çdo kohë, për paaftësi ose për mospërmbushje të detyrës. Kërkesa në gjykatë paraqitet nga prokurori kryesisht ose me propozim të motivuar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara /Shqiptarja.com/



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Vdekja në maternitet/ ‘Neglizhenca e mjekëve më vrau motrën e mbesën’

Vdekja në maternitet/ ‘Neglizhenca e mjekëve më vrau motrën e mbesën’

Sherri me Noizyn, Getoari dhe Majk “braktisin” shokët. “Krisje” në “Babastars”?

Sherri me Noizyn, Getoari dhe Majk “braktisin” shokët. “Krisje” në “Babastars”?

Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Çadrën me vete, parashikohet mot i paqëndrueshëm
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com