Këngëtari shqiptar Labinot Tahiri,ka deklaruar se do të hyjë seriozisht në politikë.
Tahiri ka shpallur kandidaturën për kreun e Komunës së Ferizajt në zgjedhjet e vitit 2017-të, duke garuar nën sloganin e AKR-së.
“Po, do të kandidoj për kryetar. Nëse fitoj, do ta lë muzikën. Vetëm nëse do të fitoj do ta lë muzikën”, u shpreh tahiri në një intervistë për mediat kosovare.
Pak ditë më parë Tahiri i njohur si Labi, ndihmoi një fëmijë të sëmurë me Leuçemi duke mbledhur mbi 200 mijë euro për shërimin e djaloshit nga Podujeva.