Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piloti italian, bashkëpunëtor i prokurorisë: Ja çfarë ka treguar për trafikantët e drogës

2016/09/16 at 4:04 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Piloti italian, bashkëpunëtor i prokurorisë: Ja çfarë ka treguar për trafikantët e drogës
20 mijë euro do të merrte piloti italian, Guido Andrea Guidi nga trafikantët shqiptarë për çdo rrugë të transportit të drogës nga Shqipëria në Itali.
Piloti 69 vjeçar ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë për Krime të Rënda, duke treguar me detaje misionin e tij në Shqipëri.
Ai i ka thënë hetuesve se pak muaj më parë, nëpërmjet një miku të tij italian, të cilin e ka identifikuar, por që rezulton ish-i dënuar për trafik droge, kishte takuar një shtetas shqiptar të sapo dalë nga burgu italian, pjesë e rrjetit kriminal të Milanos.
Takimi, sipas pilotit italian ishte bërë në Milano, ku kishte pranuar të bënte transport të drogës me avion të vegjël kundrejt pagesës.
Në deklarime, ai ka thënë se e kishte pranuar ofertën për shkak të problemeve financiare ku në çdo rrugë të transportoja 200 kg hashash kundrejt shumës prej 20 mijë eurove.
Pagesat, ka thënë 69 vjeçari do t’i merrja pasi të dorëzonte mallin në Itali.
Pas bisedës, ai ka thënë se kishte hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të rregullt në dy raste ku është pritur dhe përcjellë nga individë që nuk i mbante mend, siç nuk kujtonte edhe emrin e shtetasit shqiptar të takuar në Milano.
Pas këtyre bisedave, ai ka pranuar të vijë në Shqipëri për të parë pistën e ngritur në zonën e Ishmit, për të cilën ka marrë koordinatat e duhura.
Para hetuesve ai ka thënë se është nisur në mëngjes herët nga Bari nga një pistë private duke mos e ndezur transponderin për tu identifikuar nga radarët.
Në deklarime, 69 vjeçari thotë se ka flutuar në lartësi dhe në afërsi të bregut ka bërë uljen në pistën e improvizuar.
Pas uljes, ka thënë piloti, kam bërë kthimin e avionit dhe në momentin që po tentoja të ngrihesha, rrota e parë ka rënë në një gropë, duke u thyer.
Ai ka thënë se kishte ardhur për të testuar pistën dhe në fund të muajt shtator do të bënte rrugën e parë, ku do të merrte 200 kg hashash.
Para hetuesve ai ka thënë se nuk po e priste njeri në pistë. Mësohet se prokurorëve i ka dorëzuar një aparat celular ku kishte disa numra, që po verifikohen.
Këtë rrëfim, mësohet se piloti 69-vjeçar e ka bërë me kusht që të hetohet në gjendje të lirë, kusht që i është plotësuar nga prokuroria për Krime të Rënda e cila ka marrë në mbrojtje nga zyra për mbrojtjen e bashkpëunëtorëve të drejësisë.
Nga ana tjetër, ndaj tij për momentin është ngritur vetëm akuza e shkelje të rregullave të hapësirës ajrore, vepër e cila përbën kundërvajtje penale duke favorizuar kështu pilotin 69 vjeçar.
Hetimet për këtë çështje mbetën një sekret nga ana e prokurorisë, e cila gjatë veprimeve hetimore i ka bllokuar aparatet celularë edhe oficerëve të policisë, të cilët gjatë rrëfimit kanë regjistruar me kamera deklarimin e italianit, në prani të avokatit mbrojtës.
Gjithashtu mësohet se prokuroria ka shoqëruar edhe pronarët e tokës ku ndodhet pista, të cilët kanë mohuar se janë ata ndërtuesit e saj në fshatin Gotull të Ishmit.
Ata kanë treguar personin që ia u kishte marr me qira, i cili është shoqëruar në orët e vona të mbrëmjes së enjte.
Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ai ka prnauar se pistën e kishte ndërtuar jo për të ulur avion por për gara kuajsh.
Kjo alibi po verifikohet nga prokuroria, për të parë nëse personat në Itali që kanë kontraktuar pilotin italian kanë lidhje me pronarët dhe qeramarrësin e tokës.
Ndërkohë gjatë kontrollit të avionit, policia dhe prokuroia nuk kanë gjetur gjurmë të lëndëve narkotike. /ABCNEWS



Ju sugjerojmë

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
Bota

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

21 Qershor, 2025 10:08 am
Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
Para
Ja sa kushton një xhup si i Era Istrefit

"Bon Bon" pushton radiot amerikane

Maqedoni/ Prokuroria Speciale ngre padi ndaj 21 zyrtarëve – partia e Gruevskit reagon

Maqedoni/ Prokuroria Speciale ngre padi ndaj 21 zyrtarëve – partia e Gruevskit reagon

Bleona shumë e zënë, ua kërkon hapur fansave… të mos i shkruajnë

Këto janë disa sekrete të Bleona Qeretit...
















TE FUNDIT

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
21 Qershor, 2025

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, pas dy mandatesh në këtë post nuk rikandidoi më. Këshilli drejtoues zgjodhi (20.06.2025)...

Lexo më shumë

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
21 Qershor, 2025

Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa...

Lexo më shumë

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa po tregtonin 5 kg Cannabis Sativa....

Lexo më shumë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
21 Qershor, 2025

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com