Dr. Hooman Melamed, një kirurg ortopedik i shpinës wshtw shprehur se shumica prej nesh do të vuajmë nga problemet me shpinë gjatë jetës. Ai shpjegoi për Medical Daily se këto probleme vijnë nga mënyra se si flemë.
Kështu, cili është pozicioni më i mirë? Sipas tij, të flesh në shpinë është pozicioni më i mirë. Në këtë pozicion, thotë ai, “jeni në pozicionin më të mirë, pasi që shpina juaj qëndron në një shtrirje natyrale gjatë gjithë natës”.
“Ky pozicion lejon shpinën, kokën dhe qafën të mbajnë pozicione neutrale, dhe kështu shpina nuk detyrohet të mbajë presion shtesë ose peshë”, thotë ai.
Ai thotë se nga të fjeturit në shpinë do të përfitoni edhe diçka tjetër – rrudhat! Ose më mirë të themi, do t’i parandaloni ato. Po, në vend se të përdorni produkte të ndryshme kundër rrudhave, duket se fjetja në shpinë ngadalëson avancimin e rrudhave.