Gazetari Artan Hoxha, thotë se parcelat e kanabisit në fshatin Koshnicë të Devolit, që ndodhet në kufi me Greqinë kanë qënë vështirë të identifikoheshin qoftë edhe nga ajri, për shkak të terrenit.
Sipas tij, ajo sipërfaqe mund të verifikohej vetëm me një rrjet informatorësh.
Hoxha përshkruan në video momentin kur është takuar me informatorin dhe se si ka hyrë në parcelat e fshatit Koshnicë të Devollit.
Sipas gazetarit, informatori i tij ka qënë i trembur në momentin e takimit, pasi nëse merrej vesh se e kishte ndihmuar, ai rrezikonte jetën.