Sherret mes dy labelave, Babastars dhe OTR janë shumë të hershme. Ato kanë nisur vite më parë mes dy grupeve të hip-hop dhe duket se nuk do të përfundojnë asnjëherë. I fundit ka qenë sherri mes Cozman dhe Noizyt, i cili ka përfunduar me plagosje të reperit nga Shqipëria. Përvecc inateve të akumuluara mes OTR dhe Babastars, duket se Cozman nuk e ka harruar momentin kur Noizy te Zonë e Lirë e ka cilësuar atë femër.