Një aksident i rëndë ka ndodhur në Angli ku ka mbetur i dëmtuar ylli i skuadrës së Crystal Palace, Pape Souare. 26-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij, ndërkohë që për shkak të shpejtësisë së madhe ai ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Souare ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mbrojtësi është një nga lojtarët më të mirë në Angli dhe ka pasur oferta nga disa klube të njohura. Souare gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Senegalit.