Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicioni PD-LSI, Jorida Tabaku: Ja kur do të ndodhë

2016/09/12 at 11:30 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E vërteta e kredisë që FMN ka dhënë për Shqipërinë

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së shprehet se një koalicion me LSI-në në kurriz të interesave të shqiptarëve është i panevojshëm. Ajo gjithsesi nuk përjashton mundësinë për një koalicion paszgjedhor.


Tabaku thekson se një koalicion me LSI-në mund të diskutohet vetëm nëse qytetarët me votat e tyre vendosin balanca të atilla që kërkojnë këtë zgjidhje. Por sipas saj, LSI është po aq përgjegjëse sa edhe PS për keqqeverisjen e vendit në këto 3 vite.

 

Pas kalimit të Reformës në Drejtësi ka një analizë që thotë se PD është ftohur apo akoma më keq është zhgënjyer ngaqë LSI nuk tentoi rrëzimin e qeverisë siç u duk në disa momente. Sa të vërtetë ka sipas jush?

Partia Demokratike nuk ka pasur marrëveshje me LSI për të rrëzuar qeverinë, për këtë arsye nuk ka asnjë arsye se përse të ndihet e zhgënjyer. Së dyti, LSI u fut në diskutimin e Reformës në Drejtësi si pasojë e interesit të saj politik, dhe në këndvështrimin tim kjo është një lëvizje e pastër politike.

Kryetari i Parlamentit kërkoi me të drejtë dakordësinë e një spektri të gjerë politik, duke qenë se asnjë kushtetutë nuk mund të aprovohet apo ndryshohet me vullnet të përçudnuar. Por mbi të gjitha, pa harruar faktorin e rëndësishëm se z. Meta dhe z. Rama ndonëse janë aleatë kanë shumë pak besim te njëri-tjetri dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë prova. Së treti, PD ka nisur lëvizjen për krijimin e një qeverie teknike që në dhjetor të vitit 2015 kur u vu re se qeveria po përdorte gjithë ingranazhin e saj për të ndikuar jo vetëm në krijimin e një reforme në gjyqësor në shërbim të kryeministrit Rama.

Por gjithashtu edhe në shndërrimin e Shqipërisë në një parcelë të madhe droge, me paratë e së cilës pasurohen pushtetarë dhe vitin tjetër do të blihen qytetarë si komisionerë apo si votues. Nëse LSI, ndan këtë shqetësim që është përforcuar edhe nga një raport që SHISH ia ka çuar Prokurorisë (siç raportojnë mediat) atëherë ajo është e mirëpritur në këtë lëvizje. Por të pretendohet se PD është zhgënjyer sepse aleati dhe njëkohësisht bashkëpërgjegjësi për sa e sa bëma të qeverisë Rama nuk rrëzoi qeverinë është tërësisht e pavend dhe e pasaktë.

Edhe për zgjedhjet e Dibrës por edhe në ato të qershorit 2017 votat e LSI duket se vendosin fituesin. PD e PS nuk fitojnë dot shumicën pa LSI. Për këtë po dorëzohet dhe optimisti më i madh. A vjen dot në pushtet PD pa LSI?

Në zgjedhjet e vitit 2015 në Bashkinë e Dibrës ishin në garë 5 kandidatë për kryetar Bashkie, njëri ishte kandidat i Partisë Socialiste që u shkarkua për shkak të videos ndërsa nga ana tjetër ishte kandidati i Partisë Demokratike si dhe tre kandidatë të tjerë që merrnin vota nga elektorati i djathtë. Megjithëse LSI dhe z. Meta kishin raporte shumë të mira me PS-në dhe z. Rama, kandidati i tyre mundi të fitonte me 200 vota përpara, ndërsa vetëm njëri nga kandidatët e pavarur që merrte vota nga elektorati i djathtë siguroi 702 të tilla.

Aritmetika na tregon se nëse nuk do të kishim kandidatin e pavarur në Dibër sot nuk do të kishte patur nevojë për zgjedhje të parakohshme. Optimistit më të madh duhet t’i kujtojmë se Partia Demokratike ishte partia e parë që mundi Partinë Shtet, prandaj nuk duhet dorëzuar për asnjë moment në përpjekjen për të nxjerrë vendin nga bataku.

 

 

 

 

Vet Partia Demokratike çfarë po bënë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme, a ka ajo gati një program të detajuar për të gjitha çështjet dhe problematikat që shqetësojnë shqiptarët?

Ndonëse në një situatë kritike për vendin si pasojë e krimit në rritje por edhe korrupsionit galopant si dhe reformës në drejtësi, opozita në këto tre vjet ka shpalosur pjesë të programit të saj në fusha të ndryshme. Kemi patur takime, diskutime si dhe prezantim të paketës fiskale si dhe një pjese të politikave ekonomike. Po kështu ka patur prezantime edhe sa i takon politikave shëndetësore, sociale e kështu me radhë, të gjitha këto në funksion të qytetarëve dhe në takimet me qytetarët që z. Basha dhe deputetë të Partisë Demokratike kanë patur gjatë kësaj kohe.

Nga ana tjetër nisma të rëndësishme si e ligjit të pronave, ligjit për arsimin e lartë e kështu me radhë janë prezantuar në publik. Por prezantimi përfundimtar i programit të detajuar do të vijë në muajt në vazhdim, synimi parësor mbetet transmetimi i pikave të tij në derën e çdo shqiptari që ai të ketë në dorë alternativën e opozitës dhe realitetin e hidhët që i ofron qeveria Rama. Sigurisht që kohë e burime njerëzore po i kushtohen dhe organizimit të partisë e strukturave.

Është një koalicion i PD-së me LSI-në një nga gjerat e mundshme që mund të ndodhin para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare?

Pak më sipër më pyetët nëse PD-ja ndjehej e zhgënjyer nga tërheqja e LSI, një tjetër arsye se përse nuk ndjehemi të zhgënjyer lidhet dhe me mundësinë që bashkëqeverisja e tyre po i jep PD-së për të paraqitur sa më qartë dhe më mirë alternativën e saj tek shqiptarët. Ndryshe nga ajo që u propagandua si Aleanca e Evropiane, Partia Demokratike nuk ka nevojë për të bërë një aleancë të ngjashme në kurriz të interesave të shqiptarëve. Por nëse vota e qytetarëve vendos një ekuilibër politik atëherë do të jenë forumet e partisë që do të vendosin se si do të zbatohet parimi i lashtë “Politika është arti i të mundurës”.

/Pjesë nga intervista dhënë për Mapo-n

 



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Vazhdojnë hallet te Tirana, u lanë jashtë stadiumit, tifozët kontestojnë drejtuesit e ekipit

Vazhdojnë hallet te Tirana, u lanë jashtë stadiumit, tifozët kontestojnë drejtuesit e ekipit

Foto/ Njihuni me vëllain e motrave Istrefi

Foto/ Njihuni me vëllain e motrave Istrefi

Itali/ Fëmija 1 vjeçar bie në tenxheren me ujë të vluar

Itali/ Fëmija 1 vjeçar bie në tenxheren me ujë të vluar
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com