Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

2016/09/10 at 12:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat është 400 euro, ndër më të ulëtat në Europë. Vendi që paguan më pak në privat është Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro. Në shtetin fqinjë Maqedoni, paga mestare në sektorin privat është 524 euro. Akoma më e lartë është paga në privat në Malin e Zi, që i kalon 700 euro në muaj. Në Serbi është 505 euro…


Observatori Financiar për Europën Qendrore ka publikuar një studim mbi diferencat e pagave në këtë rajon, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Studimi tregon se banorët e rajonit të Europës Qendrore dhe Juglindore fitojnë rreth 2.5 herë më pak se ata të Bashkimit Europian dhe se shumica e këtyre vendeve nuk konkurrojnë për investitorë, duke ulur pagat.

Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat është 400 euro, ndër më të ulëtat në Europë. Vendi që paguan më pak në privat është Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro. Në shtetin fqinjë Maqedoni, paga mestare në sektorin privat është 524 euro. Akoma më e lartë është paga në privat në Malin e Zi, që i kalon 700 euro në muaj. Në Serbi është 505 euro.
Shqipëria renditet edhe ndër vendet me pagë minimale neto të ulët, e cila llogaritet në 140 euro. Ukraina dhe Rusia janë vendet që kanë nivelin më të ulët të këtij treguesi, përkatësisht me 42 dhe 63 euro. Vendi me pagën më të lartë minimale neto është Austria, me 1,483 euro. Sllovenia, nga ana tjetër, llogarit një pagë minimale neto në rreth 561 euro. Ndryshimet janë dramatike. Pagat minimale neto në vende si Rusia, Ukraina, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja etj., janë deri në 5 apo 7 herë më të ulëta se ato të 15 vendeve të BE-së (struktura e vjetër e familjes europiane).
Studimi tregon se kjo shpërndarje nuk lidhet vetëm me faktorë ekonomikë, por edhe me ata historikë.
Vendet lindore dhe pjesa jugore e Baltikut kanë pasur ndikim të fortë nga Rusia, Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane. Efektet 200-vjeçare ndihen edhe sot në tregun e punës. Individët e këtyre rajoneve punojnë më fort se fqinjët perëndimorë.
Studimi gjithashtu nxjerr në pah se Europa Qendrore dhe Juglindore është heterogjene.
Në të bëjnë pjesë shtete moderne siç është Austria, Sllovenia apo Çekia; shtete që synojnë që t’u bashkohen atyre me ekonomi të konsoliduar si: Polonia, Hungaria, Shtetet Baltike, Sllovakia etj., si dhe ato që janë në “kryqëzim” si Shqipëria, vendet e ish-Jugosllavisë apo së fundmi edhe Rusia.
Megjithatë ka edhe shtete që kanë reduktuar ndjeshëm diferencat, siç është rasti i Polonisë, ku paga neto mesatare është 2.5 herë më e vogël se në 15 vendet bazë të BE-së.
Në Shqipëri, paga mesatare neto llogaritet në 331 euro ose rreth 4.4 herë më e ulët se ajo në Austri. Afër Shqipërisë, për këtë tregues, gjendet Maqedonia. Raste me diferenca të mëdha janë edhe ato krahasuese mes Austrisë dhe Sllovenisë e disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe ai mes Estonisë (një vendi të vogël) dhe Rumanisë.
Në analizë, studimi merr edhe një zë tjetër siç është ai i përqindjes që zë paga minimale neto ndaj kostos mesatare të punës (ku përfshihet paga neto, taksat dhe kontributi shoqëror dhe shëndetësor).
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të këtij treguesi që është rreth 71%. Maqedonia llogarit pak a shumë të njëjtin nivel, me një diferencë prej rreth 3 pikë përqindje.
Rasti i Bosnjës dhe Hercegovinës është më karakteristik. Ai plotëson pothuajse të gjitha kriteret e një shteti të shkatërruar. Paga mesatare neto (ekuivalente me 177 euro) në Bosnjë dhe Hercegovinë është 4 euro më e ulët se paga neto minimale (181 euro) dhe paga minimale bruto është 10 euro më e ulët se paga mesatare bruto (277 euro).
Raporti nënvizon edhe ndryshimet në politikat e taksimit. Në të thuhet se vendet e rajonit që janë marrë në analizë kanë zbatuar pak a shumë një politikë të qëndrueshme taksimi. Kjo shpjegohet me një sërë faktorësh, ku ndër të tjera renditet edhe mungesa e ndryshimeve strukturore.
Studimi nënvizon një argumentim pesimist, që ka të bëjë me faktin se një pjesë e mirë e sistemeve të taksimit në këtë rajon janë të komplikuara, jo miqësore me tatimpaguesit dhe joefikasë, ndaj kërkohet përmirësimi i tyre pa stimuj të fortë nga jashtë.
Në rajon është vënë re zbatimi i të ashtuquajturit ‘rregullim’ që më së shumti është një kopjim i ideve të këqija të Hungarisë, e cila dallohet për shpikjen e titujve të rinj të taksave, si: taksa mbi sistemin bankar, mbi shitësit, që janë vënë re edhe në Poloni.
Një tjetër aspekt ku ka dallime mes vendeve të rajonit është edhe ai i parandalimit me mashtrimet e TVSH-së, ku parashikohet mbulimi i një game gjithnjë e më të gjerë të mallrave.
Ekspertët që kanë hartuar raportin nënvizojnë se rajoni po përpiqet që të krijojë një klimë sa më miqësore për sistemin e brendshëm fiskal, si dhe të mbajnë një nivel të ulët të rasteve që reduktojnë mashtrimet dhe përmirësojnë mjedisin.
Efektet e një reforme të përgjithshme do të duhen të shihen në një kohë disi më të gjatë./Monitor

 

Etiketa: pagat e uletasektori privatshqiperia


Ju sugjerojmë

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania
Bota

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania

23 Gusht, 2025 6:29 pm
I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
Kronikë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

23 Gusht, 2025 5:45 pm
Kush ishte Artur Zheji?
Aktualitet

Kush ishte Artur Zheji?

23 Gusht, 2025 5:42 pm
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

23 Gusht, 2025 5:34 pm
Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
Bota

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 Gusht, 2025 5:32 pm
E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat
Bota

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

23 Gusht, 2025 5:18 pm
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji
Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji

23 Gusht, 2025 5:08 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking
Kronikë

Greqi/ Shqiptari pas arrestimit: Gruan e vrava se më tradhtonte

23 Gusht, 2025 4:42 pm
Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës

23 Gusht, 2025 4:40 pm
Para
Dibër: Një ditë para votimit, partitë ndryshojnë gati të gjithë komisionerët e KQV-ve

Dibër: Një ditë para votimit, partitë ndryshojnë gati të gjithë komisionerët e KQV-ve

Këtë 7 vjeçare e konsiderojnë Perëndeshë, ja arsyeja…

Këtë 7 vjeçare e konsiderojnë Perëndeshë, ja arsyeja...

Foto/ Zjarr në një pallat pranë Kopshtit Botanik në Tiranë

Foto/ Zjarr në një pallat pranë Kopshtit Botanik në Tiranë
















TE FUNDIT

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania
23 Gusht, 2025

Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme Reform UK, Nigel Farage, ka shpallur planet e tij për një qasje radikale ndaj...

Lexo më shumë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
23 Gusht, 2025

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit...

Lexo më shumë

Kush ishte Artur Zheji?

Kush ishte Artur Zheji?
23 Gusht, 2025

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
23 Gusht, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com