Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i javës/ Lindita, shkofsh në djall…

2016/09/11 at 12:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i javës/ Lindita, shkofsh në djall…

‘Personazhi i javës’ do jetë një rubrikë e përjavshme në Opinion.al, e cila do sjellë në fokus, njeriun më të lakuar nga media përgjatë një jave. Për shtatë ditët e para të shtatorit, Opinion.al ka përzgjedhur ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Ministrja Nikolla, kësaj jave, ka qenë personazhi më i përfolur në media për shkak të aplikimit të maturantëve për Universitet, ku procesi i aplikimit ngjalli pakënaqësi dhe revoltë mes studentëve.

* * * *

Nga Reldar Dedaj 

Një pasdite vjeshte në Kuvend. Drita e ngrohtë e Tiranës dukej e zbehtë përgjatë bulevardit të madh përballë Kryeministrisë, aty ku dhjetra nxënës protestonin për të drejtën e studimit, e deri në sallën kryesore të Parlamentit. Gjysmat e ndenjësve të anëtarëve të Kuvendit janë bosh. Në podium, në rreshtin e parë të krahut të majtë, pak e kërrusur me një veshje kremoze, xhaketë dhe fund një gisht sipër gjurit qëndronte krejtësisht e heshtur, Lindita Nikolla. Ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe gruaja më e përfolur e kësaj jave, po bën çdo përpjekje që të jetë interesante.

Ajo është në qendër të stuhisë për shkak se procesi i aplikimit për programet baçelor ka ngjallur pakënaqësi dhe revoltë mes nxënësve. Historia e kësaj kontradikte, mes ministrisë dhe maturantëve ka nisur si rrjedhojë e aplikimit të tyre për Universitet. Këtë vit, për herë të parë u bë nëpërmjet një sistemi të qendërzuar, të ngritur dhe menaxhuar nga Ministria e Arsimit, përmes të ashtuquajturës Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Një ditë pas përfundimit të seancës parlamentare në rrjetet sociale spikati një letër e shkruar nga një maturante, ku mes rreshtash, i thuhej: Lindita, shkofsh në djall.

“Ndoshta duhet të të them e “e urryer Lindit”, por detyrohem të mbaj veten sepse s’dua të mërzis, ashtu siç t’i bëre me ne. S’dua të ta thyej zemrën se fundja e jona u thye. I lënduari e kupton të lënduarin”, vijon letra e maturantës.

Një tjetër vajzë i shkruan se a u kënaqe kur pe nxënës që ndiheshin me vlerat në tokë? Ndërsa një tjetër, theksonte: “A u kënaqe kur pe në sytë e tyre dështimin? Çfarë vure re tjetër aty? A pe një vrasje krenarie? Na vratë! Dhe jeni vrasësit e shumë maturantëve që mezi pritën një emër të ngjyrosur me jeshile! Ndërkohë morën një tabelë të stërmadhe me ngjyrën e kuqe të dështimit! Aty thuhej me të madhe se nuk ja dolëm, se na mposhte ti dhe reformat tuaja gjakatare!”.  

Andaj, me të drejtë, Ministrja Nikolla është në qendër të gjithë opinionit publik shqiptar, ku jo pak është anatemuar, urryer dhe lançuar si e paaftë për të drejtuar një institucion të tillë. Mosfunksionimi i një reforme arsimore, pamundësia e qindra maturantëve për të mos zgjedhur degën e tyre të preferuar, pavarësisht mesatares së lartë që zotërojnë, e ka shndërruar ministren në personin më të sulmuar, pse jo më të urryer të kësaj jave që kalon.

Sepse, sipas maturantëve, Ministria e Arsimit ka bërë propogandë të vazhdueshme për shumë nisma të ndërmarra prej saj, por ajo nuk ka realizuar asnjë fushatë informimi publik për sistemin e ri të aplikimit. Paçka se në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook, fotoja kryesore e faqes, është ajo e kombëtares së futbollit, në qendër të së cilës është Presidenti i FSHF-së Armando Duka.

Ndoshta në fund të gjithë kësaj stuhie që ka mbërthyer Ministren Lindita Nikolla, me shumë gjasa, vlen t’i thuhet: “Faleminderit që na le me zemër gjysmë! Por të betohemi se s’do të mposhtemi. Të betohemi se do ta mbledhim veten, do i ngjisim gjysmat e ëndërrave dhe do vijmë të të puthim në të dyja faqet”. /Opinion.al/

Etiketa: e perfolurmedianikollapersonazhi i javes

Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Kamera e fshehtë/ Sekseri: Kush lidhet me mua i merr provimet tek Bujqësori

Kërkonte seks në këmbim të notave kaluese, arrest me burg për sekserin e Universitetit Bujqësor

Video/ Brenda shtëpisë ku 12 – vjeçarja u dhunua seksualisht nga njerku

Video/ Brenda shtëpisë ku 12 – vjeçarja u dhunua seksualisht nga njerku

Video/ Të shtëna me armë, ja si u kap polici që transportonte drogë

Video/ Të shtëna me armë, ja si u kap polici që transportonte drogë

TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com