Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

2016/09/10 at 9:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat është 400 euro, ndër më të ulëtat në Europë. Vendi që paguan më pak në privat është Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro.


Në shtetin fqinjë Maqedoni, paga mestare në sektorin privat është 524 euro. Akoma më e lartë është paga në privat në Malin e Zi, që i kalon 700 euro në muaj. Në Serbi është 505 euro… Observatori Financiar për Europën Qendrore ka publikuar një studim mbi diferencat e pagave në këtë rajon, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Studimi tregon se banorët e rajonit të Europës Qendrore dhe Juglindore fitojnë rreth 2.5 herë më pak se ata të Bashkimit Europian dhe se shumica e këtyre vendeve nuk konkurrojnë për investitorë, duke ulur pagat. Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat është 400 euro, ndër më të ulëtat në Europë.

Vendi që paguan më pak në privat është Bosnja, me 277 euro, e ndjekur nga Ukraina, me 300 euro.

Në shtetin fqinjë Maqedoni, paga mestare në sektorin privat është 524 euro. Akoma më e lartë është paga në privat në Malin e Zi, që i kalon 700 euro në muaj. Në Serbi është 505 euro.

Shqipëria renditet edhe ndër vendet me pagë minimale neto të ulët, e cila llogaritet në 140 euro. Ukraina dhe Rusia janë vendet që kanë nivelin më të ulët të këtij treguesi, përkatësisht me 42 dhe 63 euro. Vendi me pagën më të lartë minimale neto është Austria, me 1,483 euro. Sllovenia, nga ana tjetër, llogarit një pagë minimale neto në rreth 561 euro.

Ndryshimet janë dramatike. Pagat minimale neto në vende si Rusia, Ukraina, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja etj., janë deri në 5 apo 7 herë më të ulëta se ato të 15 vendeve të BE­së (struktura e vjetër e familjes europiane). Studimi tregon se kjo shpërndarje nuk lidhet vetëm me faktorë ekonomikë, por edhe me ata historikë. Vendet lindore dhe pjesa jugore e Baltikut kanë pasur ndikim të fortë nga Rusia, Austro­Hungaria dhe Perandoria Osmane. Efektet 200­ vjeçare ndihen edhe sot në tregun e punës.

Individët e këtyre rajoneve punojnë më fort se fqinjët perëndimorë. Studimi gjithashtu nxjerr në pah se Europa Qendrore dhe Juglindore është heterogjene. Në të bëjnë pjesë shtete moderne siç është Austria, Sllovenia apo Çekia; shtete që synojnë që t’u bashkohen atyre me ekonomi të konsoliduar si: Polonia, Hungaria, Shtetet Baltike, Sllovakia etj., si dhe ato që janë në “kryqëzim” si Shqipëria, vendet e ish­Jugosllavisë apo së fundmi edhe Rusia. Megjithatë ka edhe shtete që kanë reduktuar ndjeshëm diferencat, siç është rasti i Polonisë, ku paga neto mesatare është 2.5 herë më e vogël se në 15 vendet bazë të BE­së.

Në Shqipëri, paga mesatare neto llogaritet në 331 euro ose rreth 4.4 herë më e ulët se ajo në Austri. Afër Shqipërisë, për këtë tregues, gjendet Maqedonia. Raste me diferenca të mëdha janë edhe ato krahasuese mes Austrisë dhe Sllovenisë e disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe ai mes Estonisë (një vendi të vogël) dhe Rumanisë.

Në analizë, studimi merr edhe një zë tjetër siç është ai i përqindjes që zë paga minimale neto ndaj kostos mesatare të punës (ku përfshihet paga neto, taksat dhe kontributi shoqëror dhe shëndetësor). Shqipëria ka përqindjen më të lartë të këtij treguesi që është rreth 71%. Maqedonia llogarit pak a shumë të njëjtin nivel, me një diferencë prej rreth 3 pikë përqindje.

Rasti i Bosnjës dhe Hercegovinës është më karakteristik. Ai plotëson pothuajse të gjitha kriteret e një shteti të shkatërruar. Paga mesatare neto (ekuivalente me 177 euro) në Bosnjë dhe Hercegovinë është 4 euro më e ulët se paga neto minimale (181 euro) dhe paga minimale bruto është 10 euro më e ulët se paga mesatare bruto (277 euro).

Raporti nënvizon edhe ndryshimet në politikat e taksimit. Në të thuhet se vendet e rajonit që janë marrë në analizë kanë zbatuar pak a shumë një politikë të qëndrueshme taksimi. Kjo shpjegohet me një sërë faktorësh, ku ndër të tjera renditet edhe mungesa e ndryshimeve strukturore.

Studimi nënvizon një argumentim pesimist, që ka të bëjë me faktin se një pjesë e mirë e sistemeve të taksimit në këtë rajon janë të komplikuara, jo miqësore me tatimpaguesit dhe joefikasë, ndaj kërkohet përmirësimi i tyre pa stimuj të fortë nga jashtë.

Në rajon është vënë re zbatimi i të ashtuquajturit ‘rregullim’ që më së shumti është një kopjim i ideve të këqija të Hungarisë, e cila dallohet për shpikjen e titujve të rinj të taksave, si: taksa mbi sistemin bankar, mbi shitësit, që janë vënë re edhe në Poloni. Një tjetër aspekt ku ka dallime mes vendeve të rajonit është edhe ai i parandalimit me mashtrimet e TVSH­së, ku parashikohet mbulimi i një game gjithnjë e më të gjerë të mallrave.

Ekspertët që kanë hartuar raportin nënvizojnë se rajoni po përpiqet që të krijojë një klimë sa më miqësore për sistemin e brendshëm fiskal, si dhe të mbajnë një nivel të ulët të rasteve që reduktojnë mashtrimet dhe përmirësojnë mjedisin. Efektet e një reforme të përgjithshme do të duhen të shihen në një kohë disi më të gjatë.

Monitor

Etiketa: Europëpagatshqiperia


Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Sëmundjet që sjell ajri i ndotur

Sëmundjet që sjell ajri i ndotur

Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017-ës

Prova dibrane e dyshes PS-PDIU për zgjedhjet e 2017-ës

Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE, gjendet i djegur mjeti i autorëve

Vrasja e ish-drejtorit të OSHEE, gjendet i djegur mjeti i autorëve
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com