Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet 18 vjeçarja: Si e njoha biznesmenin që tentoi të më përdhunonte mua dhe motrën

2016/09/11 at 7:00 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet 18 vjeçarja: Si e njoha biznesmenin që tentoi të më përdhunonte mua dhe motrën

Kristjana Ibro, balerinë e clubeve të natës, u bë e njohur pas mesazheve erotike që shkëmbente me reperin Noizy, por përfundoi në burg pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46­vjecari me të cilën kaloi natën.

Vajza 18­vjeçare tregon se historia nisi kur ajo bashkë me motrën 16­ vjeç u ftuan në banesën e një miku dhe aty u takuan me biznesmenin 46­vjeçar, që sipas saj, i ka dhënë kokainë kundër dëshirës dhe më pas ka nisur t’i ngacmojë seksualisht.

Gjatë intervistës dhënë për “Bluetooth”, Kristiana tregon edhe njëherë ngjarjen e tmerrshme që ka përjetuar së bashku me të motrën, Vanesën. Biznesmeni fillimisht i ka dhuruar një “Iphone”, por më pas u ka kërkuar favore seksuale.

Të dyja vajzat kanë qenë të detyruara të konsumojnë kokainë me të.

“Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua”, tregon më tej Kristina, e cila ka vendosur ta zgjidhë me anë të drejtësisë dhe çështjen ia ka besuar avokat Artan Gjuzi.

Si e njohët biznesmenin?

E njohëm nëpërmjet një shoku. Unë dhe motra ime i thamë që kishim nevojë për 500 euro dhe ai na tha që një miku i tij do të na i jepte, nëse ne do të rrinim me të. Por vetëm kaq, të rrinim. Dhe ashtu bëmë, shkuam tek shtëpia e tij. Që kur shkuam ai na tha që telefonin e keni dhuratë prej meje. Në fund të mbrëmjes, ai na tha do të na jepte edhe 500 euro. Por, aty pamë që ai pinte kokainë. Pasi piu, ai më tha që duhet të pinte edhe motra ime, e cila është vetëm 16 vjeçe. Na tha që vetëm kështu do të na i jepte edhe lekët. E detyroi motrën time të pinte kokainë.

Si ju detyroi?

Na bëri presion psikologjik. Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua. Thoshte gjëra që na frikësoi shumë, na kërcënoi edhe me jetë. Nuk kishte rrugë tjetër, veçse të pinim me të. Më pas na tha që do kryejmë marrëdhënie seksuale të tre bashkë.

A bëtë seks?

Jo, nuk bëmë. A tentoi t’ju afrohej me forcë? Po tentoi, edhe te motra ime minorene, por ajo dhe unë iu lutëm që të mos na bënte gjë.

Si arritët të iknit nga shtëpia?

Ishte një moment që ai doli nga shtëpia për të marrë doza të tjera kokaine. Ne shfrytëzuam atë moment për të ikur. Morëm telefonin që na kishte thënë se na e kishte bërë dhuratë.

E dinte ai që motra juaj ishte minorene?

E dinte dhe i thoshte që të kam si gocën time, por më pas i bëri dhe ftesën për seks. Ju kontaktoi më mbrapa? Po, më ka shkruar. Më thoshte “zogu hajde merr dhe 500 eurot”. Nuk më tha më kthe telefonin, aq më tepër të më thoshte se do më bënte padi për vjedhjen e telefonit.

A keni qenë herë të tjetër me meshkuj për t’i marrë para? J

o, nuk kemi qenë kurrë. Thashë, këto lekë ne na duheshin sepse do të iknim jashtë shtetit. Do bënte motra ime një vizitë.

A ju ka kërcënuar njeri tani pasi keni bërë denoncimin?

Po, na kanë kërcënuar. Më ka shkruar një mesazh ku më shante me fjalët më të ndyra dhe më ka thënë do të fus në burg.

Çfarë prisni tani?

Tani presim të bëhet drejtësi. Të marrë atë që meriton.

Mendoni se po të rrinit akoma me të, do t’ju përdhunonte?

Patjetër që po. Mendoj që do na bënte shumë keq të dyjave.

Etiketa: Balerinabiznesmeniperdhunimrrefimi

Ju sugjerojmë

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?
Bota

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?

22 Korrik, 2025 9:15 am
Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik
Bota

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

22 Korrik, 2025 9:03 am
Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente
Aktualitet

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente

22 Korrik, 2025 8:41 am
Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”
Aktualitet

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”

22 Korrik, 2025 8:32 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:16 am
Hakmarrje me tritol në Sarandë? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv
Kronikë

Hakmarrje me tritol në Sarandë? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv

22 Korrik, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Para
Foto/ Mariah Carey ndan me fansat foto nga vaska

Foto/ Mariah Carey ndan me fansat foto nga vaska

Sulmi i 11 Shtatorit/ Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të padisin Arabinë Saudite

Sulmi i 11 Shtatorit/ Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të padisin Arabinë Saudite

Tërmeti lëkund Shkupin

TE FUNDIT

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?
22 Korrik, 2025

Miliona studentë dhe nxënës në Gjermani mezi presin pushimet verore. Por kur fillojnë ato për kë? Çdo vit kjo temë...

Lexo më shumë

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik
22 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i...

Lexo më shumë

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente
22 Korrik, 2025

Si pasojë e përballjes me një vale të lartë të të nxehtit dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në vend,...

Lexo më shumë

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”
22 Korrik, 2025

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë. Burime bëjnë me dije se flakët janë përhapur sërish,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com