Jose Mourinho përfundoi duke fjetur në dyshemenë e një avioni “Airbus A300” kur Manchester United shkoi në Kinë për të luajtur dy ndeshje para-sezonale kundër Manchester city dhe Borussia Dortmund, ku më vonë nuk luajti kundër ekipit të Pep Guardiola për arsye të motit të keq, një ndeshje që tani do të luhet ditën e shtunë. Sipas Daily Mail, trajneri udhëtoi në klasin e parë për në lindjen e largët me lojtarët që i ishin bashkuar ekipit, në mungesë të lojtarëve që kishin luajtur në Euro 2016.
Gjithsesi, stafi i trajnerëve te Manchester United ishin vendosur në klasin ekonomin që është për turistët e thjeshtë për orë të tëra. Mournho u largua nga vendi i tij dhe si përfundim shkoi të flinte në dysheme në fund të avionit. Diçka që tërhoqi vëmendjen e lojtarëve. Ishte një lëvizje që i tregoi lojtarëve se ai ishte një nga ata, një pjesëtar i skuadrës. Trajneri portugez njihet si një person që krijon lidhje të ngushta me pjesëtarët e stafit që te Porto, duke vazhduar më pas te Chelsea dhe Inter.